Konferenca Spark.me hap thirrjet për blogerë zyrtarë

Konferenca Spark.me hap thirrjet për blogerë zyrtarë


Organizatorët e Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të marketingut dhe internetit në Europën Juglindore, që do të mbahet në 28-29 Maj në Budva, Mal i Zi, ka publikuar një thirrje për blogerët zyrtarë. Ndryshe nga viti i kaluar, blogerët e interesuar nuk janë të limituar të aplikojnë vetëm me format të shkruar, por ata mund të përdorin audio dhe video në formën e një podkasti ose vlog ( video blog).

Në mënyrë që të aplikoni, blogerët, vlogerët, ose podkasterët duhet të shkruajnë një postim, të regjistrojnë një video ose podkast me temën “ Pse dua të marr pjesë në Spark.me?” dhe ta shpërndajnë me hashtag #SparkMe. Ata duhet të aplikojnë në adresën http://spark.me/2016/bloggers/. Data e fundit e aplikimit është 28 Shkurt, 2016. Lista e blogerëve zyrtarë të Spark.me do të publikohen në faqen e internetit në datën 15 Mars, 2016.

Blogerët zyrtarë të Spark.me do të përfitojnë një biletë falas për të gjitha ditët e konferencës Spark.me. Ata do të akomodohen për katër netë në hotelin me 4 yje “Meditera”, ku do të zhvillohet konferenca. Blogerët e përzgjedhur do të kenë të përfshirë udhëtimin me traget në Gjirin e Kotorrit të rezervuar për folësit, partnerët dhe organizatorët e konferencës Spark.me. Gjithashtu ata do të njihen në faqen online të konferencës si bloger zyrtarë. Blogerët zyrtarë të konferencës duhet të nxjerrin dy publikime para datës 15 Maj 2016 ( dy postime, dy vlog ose dy podkaste), një publikim gjatë konferencës dhe një tjetër pas konferencës.

Spark.me sjell histori sukesi  nga bota e teknologjisë dhe biznesit. Kjo konferencë mbledh së bashku sipërmarrës, teknologë, marketerë, startup-e dhe entuziastë të teknologjisë dhe sipërmarrjes. Spark.me është një konferencë interaktive dy ditore e projektuar për t’ju frymëzuar, për të ngacmuar imagjinatën dhe për ta shndërruar idenë tuaj në një projekt të prekshëm.

Folësi i parë i konfirmuar është Jon Bradford, bashkëthemelues i F6S dhe Tech.eu, një blog që ju ndihmon të kuptoni teknologjinë europiane përmes të dhënave të veçanta, intervistave, opinioneve dhe historive. Folësja e dytë e konfirmuar është Annie Machon, që ka qenë pjesë e shërbimit sekret britanik MI5 gjatë viteve 90’të. Ajo hoqi dorë nga puna e saj dhe akuzoi agjensinë e spiunazhit britanik për krime dhe padrejtësi. Tani Annie Machon është një shkrimtare, publiciste dhe folëse ndërkombëtare për tema që mbulojnë luftën kundër terrorizmit, luftën kundër drograve dhe luftën kibernetike.

Spark.me, është një  nga konferencat më të rëndësishme të internetit dhe marketingut që zhvillohet në Europën Juglindore dhe mbahet në datat 28-29 Maj 2016 në Hotelin Mediteran në Budva, Mal i Zi. Kjo konferencë zhvillohet çdo vit që prej 2013-ës, nga Domain.ME, një kompani private që operon dhe menaxhon domain-in kombëtar malazez – .ME. Për më shumë informacion rreth Spark.me, mund të vizitoni faqen online, www. Spark.me, faqen Facebook https://www.facebook.com/sparkdotme dhe profilin Twitter https://twitter.com/sparkdotme.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0