Kompjuteri që lexon trurin e njeriut

Kompjuteri që lexon trurin e njeriut

trurin e njeriut

Studiuesit në Helsinki kanë zhvilluar një teknikë me të cilën një kompjuter modelon perceptimin vizual duke vëzhguar sinjale nga truri i njeriut, apo thënë më thjesht – kompjuteri përpiqet të lexojë mendimet njerëzore, raporton NeuroScience.

Teknika kombinon përgjigjet natyrore njerëzore dhe aftësinë e kompjuterit për të krijuar informacion të ri. Në eksperiment pjesëmarrësve iu kërkua të shikonin imazhe të krijuara nga një kompjuter dhe pasi njerëzit u përgjigjën, kompjuteri krijoi një imazh të ri bazuar në atë reagim, sipas sinjaleve të marra nga të anketuarit.

Lexoni: Facebook do të integrojë mesazhet e Instagram, Messenger dhe WhatsApp

Prandaj, një kompjuter mund të krijojë një imazh krejtësisht të ri që përputhet me qëllimin njerëzor, domethënë mendimin, thotë Tuukka Ruotsalo, një studiues në Universitetin e Helsinkit dhe një profesor vizitor në Universitetin e Kopenhagës.

Shembulli i mësipërm është vetëm një nga përfitimet e mundshme të kësaj teknologjie të re. Ajo që do të ishte e dobishme nga ana sociale është fakti që kompjuterët mund ta përdorin këtë metodë për të përfshirë kreativitetin.

“Nëse dëshironi të vizatoni ose ilustroni diçka dhe nuk jeni të aftë, një kompjuter mund t’ju ndihmojë për këtë. Ju thjesht duhet të mbani shënim se në cilat detaje jeni përqendruar dhe të parashikoni se çfarë dëshironi të vizatoni,” thotë studiuesi Michiel Spape.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0