Kompanitë shqiptare mundësi partneriteti me kompani ICT ndërkombëtare - Business Magazine Albania

Kompanitë shqiptare mundësi partneriteti me kompani ICT ndërkombëtare


Dhoma e Tregtisë së Dublinit, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, të dyja partnere të Rjetit Europian të Sipërmarrjeve, si dhe me mbështetjen e USAID dhe Invest Northern Ireland do të organizojnë në Dublin, ditën e Martë, më 17 tetor 2017 një forum biznesi, ku do të marrin pjesë kompani nga sektori i IT nga shtete të ndryshme si Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Maqedonia, Moldavia, Serbia dhe Ukraina.

Delegacioni prej rreth 40 kompani të fushës së IT-së do të kërkojnë të takohen me kompani irlandeze dhe klastera/organizata të sektorit të sipërpërmendur, për të diskutuar mbi mundesi të të bërit biznes, veçanërisht në fusha si FinTech, eHealth, Travel Tech, Cyber Security, Telecom e shumë të tjera.

Përfitimet kyçe do të jenë; rrjetëzimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të reja të biznesit, eksplorimi i mundësive të reja të biznesit (B2B and B2G), duke përfshirë këtu sipërmarrje të përbashkëta, konsorciume, zhvillime produktesh të përbashkëta, eksplorim i mundësive të bashkëpunimit për projekte Institucionesh Financiare Ndërkombëtare (IFI), ndërkombëtarizimi, njohja me tregjet e reja dhe promovimi i eksporteve.

Ftohen të marrin pjesë:

  • Kompani IT (SMEs) të përfshira në FinTech, eHealth, Travel Tech, Cyber Security, Telecoms, etj.
  • Klastera dhe Organizata IT
  • Zyra të Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtar
  • Institucione Financiare Ndërkombëtare (IFI) dhe përfitues të projekteve të kësaj fushe.

Proçesi i regjistrimit për pjesëmarrje në event do të kryhet në platformën online http://irelandbalkans.talkb2b.net/, përgatitur nga Dhoma e Tregtisë e Dublinit.

Për çdo paqartësi apo pyetje që mund të keni, mos hezitoni të kontaktoni në adresën e e-mailit jonida_haxhillari@cci.al.

burimi: cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0