Kompania Novavax deklaron se vaksina e saj prodhoi antitrupa kundër COVID-19

Kompania Novavax deklaron se vaksina e saj prodhoi antitrupa kundër COVID-19

Kompania Novavax
~3 minuta lexim

Një kompani e tretë amerikane ka prezantuar rezultatet e studimit, që tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është e sigurt dhe sjell përgjigje imune.

Novavax, Inc. publikoi të martën të dhënat e Fazës 1 nga 131 vullnetarë që tregojnë se pas dy dozave të vaksinës, pjesëmarrësit zhvilluan antitrupa neutralizues në nivele katër herë më të larta sesa antitrupat e zhvilluar nga njerëzit që ishin shëruar nga Covid-19. Antitrupat neutralizues luftojnë virusin që shkakton Covid-19.

“Kjo është diçka e mirë. Kjo është vërtet inkurajuese,” tha presidenti i Novavax, Dr. Gregory Glenn.

Vaksina shkaktoi gjithashtu një përgjigje nga qelizat T, një lloj qelizash imune, sipas një analize të 16 vullnetarëve të zgjedhur rastësisht, thuhet në raport.

Raporti është paraqitur në një përmbledhje mjekësore, por ende nuk është botuar osë rishikuar nga shkencëtarët jashtë Novavax. Pjesëmarrësit e studimit morën dy doza të vaksinës në sasi të ndryshme, me dhe pa një përforcues – një komponent për të forcuar sistemin imunitar, shkruan CNN.

Nga 126 personat që iu dha vaksina, pesë patën efekte anësore të rënda, duke përfshirë dhimbjen e muskujve, dhimbje në nyje, dhe një prej vullentarëve kishte temperaturë të moderuar. Efektet anësore zgjatën mesatarisht dy ditë ose më pak.

Lexoni: Vëzhgimi mbi ndikimin e COVID-19 në institucionet shqiptare të mikrofinancave

Novavax publikoi edhe ​​të dhënat e kafshëve, që kishte marrë në studim. 12 majmunë morën dy doza të vaksinës dhe më pas u ekspozuan ndaj virusit që shkakton Covid-19. Njëmbëdhjetë nga 12 majmunët nuk treguan shenja infeksioni në hundët ose mushkëritë e tyre. Një majmun, i cili mori një dozë të ulët të vaksinës, tregoi disa shenja të infeksionit në mushkëri, por të gjitha shenjat e infeksionit u zhdukën dy ditë më vonë.

Dy kompani të tjera amerikane – Moderna dhe Pfizer – kanë publikuar gjithashtu të dhëna inkurajuese të fazës 1. Javën e kaluar, këto dy kompani filluan provat e tyre në fazën 3 me 30,000 vullnetarë secila.

Novavax, Moderna, Pfizer, Johnson & Johnson, AstraZeneca dhe GlaxoSmithKline kanë marrë fonde nga Programi i Shpejtësisë Operative të qeverisë federale për të zhvilluar vaksina Covid-19 dhe dy kompani të tjera do të marrin gjithashtu fonde, sipas kreut të Programit, Moncef Slaoui.

Slaoui tha se ai pret që një vaksinë të jetë e disponueshme në dhjetor ose janar me doza të mjaftueshme për amerikanë me rrezik të lartë, të tillë si të moshuarit dhe ata me probleme të rënda shëndetësore. Ai tha se pret që të ketë vaksina të mjaftueshme për çdo amerikan deri në fund të vitit 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar”
— Henry David Thoreau
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0