Kompania kineze, Huawei ndër më aktivet në fushën e telekomunikacionit në Shqipëri - Business Magazine Albania

Kompania kineze, Huawei ndër më aktivet në fushën e telekomunikacionit në Shqipëri


Ndër kompanitë kineze që po ushtrojnë biznesin e tyre në Shqipëri, Huawei pa dyshim është ndër më kryesorët.

Në një intervistë të posaçme për Radion e Jashtme të Kinës, kryemenaxheri i degës së kësaj kompanie në Tiranë, Yin Jun, u shpreh se, si një ofrues i përparuar në botë i projekteve të zgjidhjes në fushën e informacionit dhe të teknologjisë së telekomunikacionit, Huawei do të luajë një rol më të madh në zhvillimin e kësaj industrie në Shqipëri, duke përgatitur edhe më shumë specialistë shqiptarë të kësaj fushe.

Që nga viti 2007, kur Huawei hyri në tregun shqiptar, me produkte cilësore, mbështetje të fortë teknologjike dhe shërbime të mira pas shitjes, ai është bërë një ndër ofruesit kryesorë të pajisjeve të telekomunikacionit për “Vodafone”, “Telekom Albania”, “ALBtelecom”, si edhe partnerë të tjerë të fuqishëm shqiptarë, duke e shtrirë shërbimin e vet në mbarë Shqipërinë.

Lexo: Huawei është prodhuesi më fitimprurës Android për tremujorin e tretë të 2016

I ashtuquajturi “lokalizim i stafit” është një strategji biznesi që Huawei e ka zbatuar prej shumë vitesh në mbarë botën. Kjo traditë vijon edhe në Shqipëri. Sipas Yin, tani, përveç vetëm një numri të vogël drejtuesish, mbi 95 % e punonjësve të “Huawei”-t janë shqiptarë. “Ne duam të japim kontribut për përgatitjen e specialistëve vendorë. Pasi morën përvojë në Huawei, disa kolegë shqiptarë janë larguar dhe kanë gjetur poste më të përshtatshme në firmat e tjera brenda e jashtë Shqipërisë. Për këtë, ne nuk jemi kundër, por i nxisim ata të eksplorojnë një botë më të gjerë. Kjo mund të ndihmojë në ngritjen e nivelit dhe zhvillimin e shëndetshëm të këtij sektori në përgjithësi”, vuri në dukje Yin.

Nga ana e tij, Rudor Novi, menaxher shitjesh i Huawei-t në Tiranë, u shpreh: “‘Huawei’, si një kompani lider në botë, ka një strukturë shumë të organizuar me një staf shumë të përgatitur. Kompania ‘Huawei’ organizon trajnime të shumta në nivel teknik dhe menaxherial, gjë që i shërben jo vetëm kompanisë në një të ardhme, por edhe stafit për zhvillimin profesional. Unë apo çdo punonjës tjetër i kompanisë kemi dëshirë të vazhdojmë më tej rritjen profesionale.”

Në saj të konceptit të zhvillimit të hapur e bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë, “Huawei” jo vetëm ka arritur sukses në fushën e biznesit, por edhe ka zgjeruar ndikimin e vet në fusha të ndryshme. Gjatë vizitave të tyre në Kinë përkatësisht në vitin 2015 dhe 2016, kryeministri Edi Rama dhe në atë kohë kryeparlamentari, sot presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, zhvilluan vizita të veçanta në qendrën kërkimore-shkencore të “Huawei”-t. Gjatë këtyre vizitave, liderët e Shqipërisë shprehën dëshirën për vendosjen e bashkëpunimit afatgjatë në fusha më të gjera me “Huawei”-n.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0