Kompania InfoSoft fiton tenderin prej 400 mijë € për krijimin e regjistrit elektronik mjekësor - Business Magazine Albania

Kompania InfoSoft fiton tenderin prej 400 mijë € për krijimin e regjistrit elektronik mjekësor


Kompania “INFOSOFT SYSTEMS sh.p.k.” u përzgjodh nga Agjencia e Prokurimeve Publike si fitues për krijimin e regjistrit elektronik mjekësor kundrejt një shumë prej 57 milionë lekësh (mbi 400 mijë euro), nga 66 milionë lekë që vuri në dispozicion Ministria e Shëndetësisë në garë.

INFOSOFT do të realizojë projektin për sistemin e mbledhjes dhe raportimit të informacionit shëndetësor të regjistrave mjekësore për katër muaj, por Ministria e Shëndetësisë në projekt-strategjinë 2016-2020 ka planifikuar që administrimi i këtij regjistri të bëhet me Partneritet Publik-Privat. Kriteret e përzgjedhjes së fituesit morën në konsideratë çmimin e ulët dhe ofertën ekonomikisht më të favorshme.

Koncesionet me Partneritet Publik Privat janë vënë në themel të politikave shëndetësore.

Koncesionet e shërbimit laboratorik, monitorimit online të barnave, monitorimit online të recetave dhe regjistri elektronik i rekordeve shëndetësore do të nisin punë këtë vit.

Në Strategjinë e Shëndetësisë 2017-2020, ku bëhet e ditur se përveç implementimit të Checkup-ëve për popullatën e grupmoshës 40-65 vjeç, Partneriteti Publik-Privat do të shtrihet drejt programeve dhe shërbimeve madhore shëndetësore, si për shembull instrumenteve kirurgjikalë; dializa; paketa e trajtimit të SJT; shërbimeve laboratorike; mbetjeve spitalore, etj.

Gjithashtu Partneriteti Publik-Privat do të përfshijë edhe monitorimin online të barnave dhe të dhënave shëndetësore.

Regjistri Elektronik i Rekordeve Shëndetësore (Electronic Health Record (EHR)) do të funksionojë nga ky vit e në vazhdim. Ky regjistër do të jetë një portal mbi historikun e pacientit nga informacioni i sistemeve që Fondi disponon. Do të krijohet një databazë shëndetësore për çdo pacient dhe është parashikuar të administrohet nëpërmjet formës me Partneritet Publik-Privat.

burimi: monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0