Kompania e shqiptaro-amerikanit renditet tashmë mes gjigandëve botërorë në fushën e telekomunikacionit


UNIFI Communications, Inc., kompania amerikane lider në tregun e telekomunikacionit ndërkombëtar, pronë e shqiptaro-amerikanit Adrian Shatku ka blerë 100% të WIS TelecomS.p.A . dhe degën e saj, WIS Telecom S.A., nga LiberoAcquisition S.a.r.l. Kjo është, një strukturë investuese e Orascom TMT Investments S.àr.l. (“OTMTI”), e zotëruar në pjesën më të madhe nga z. Naguib Sawris nga Kajro, Egjipt. Blerja është njoftuar nga mediat më të mëdha ekonomike në botë, të cilat i kanë bërë jehonë kompanisë së shqiptaro-amerikanit Shatku.

Kjo blerje është shume sinergjike,” tha Adrian Shatku, themelues dhe drejtor ekzekutiv i UNIFI, “sepse UNIFI dhe WIS, në thelb, kanë biznese, rrjete, shtrirje gjeografike dhe klientë të ngjashëm. Kombinimi i të dyjave do e shtrijë më tej mbulimin tonë, do të ulë shpenzimet operative dhe do të ofrojë shërbime më cilësore për të gjithë tregun e telefonisë. Në tërësi, kjo do të përshpejtojë rritjen e biznesit tonë.”

Shatku theksoi se kompania WIS renditet e 15-ta në botë për sa i përket telekomunikacionit, sipas Telegeography, dhe ofron një portofol të gjerë shërbimesh telefonike, transmetim informacionesh dhe IP, të cilat plotësojnë nevojat e operatorëve të telefonisë fikse dhe celulare përmes një rrjeti me mbi 150 operatorë të rëndësishëm celularë dhe telekomunikacioni në 70 shtete. Shërbimet e WIS mbështeten në një rrjet ndërkombëtar telekomunikacioni të lidhur me infrastrukturat informatike më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Hong Kong, Itali, Greqi, Gjermani, Francë dhe Belgjikë. WIS po ashtu zotëron një kabull me fibra optike nënujor mes Italisë dhe Greqisë.

kompania-e-shqiptaro-amerikanit-renditet-tashme-mes-gjigandeve-boterore-ne-fushen-e-telekomunikacionit-businessmagUNIFI Communications, me seli në Manhattan, NY, SHBA, është një kompani ndërkombëtare e telekomunikacionit dhe operator lider i shërbimeve dhe zgjidhjeve për sistemet e komunikacionit. Ajo ofron shërbime tejet konkurruese të terminimit masiv të thirrjeve, partneritete për shërbimet telefonike me parapagesë (branding, marketing dhe shitje të shërbimeve partnere) dhe shërbime për zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit.

“Ky transaksion është pjesë e strategjisë tonë për transferimin e aseteve jothelbësore dhe konsolidimit të operacioneve sipas fokusit tonë të ri. Pas bashkimit me Vimplecom, biznesi ynë ka kaluar nga komunikimet zanore dhe celulare, apo operacionet e ngjashme, në teknologjinë dhe shërbimet e internetit,” komentoi zoti Naguib Sawiris. Ai shtoi: “Jam i kënaqur që po transferoj pronësinë e WIS te një kompani si UNIFI, e cila do e ndihmojë WIS të arrijë potencialin e plotë duke vazhduar të kujdeset për punonjësit dhe klientët. Shpresoj që marrëdhëniet e biznesit me UNIFI dhe z. Shatku do të vazhdojnë të forcohen edhe me shume ne te ardhmen..”

OTMTI zotëron një numër kompanish kryesore të fushës që shtrihen nga Europa, Azia, Afrika e Veriut dhe deri në Shtetet e Bashkuara. Portofoli i kompanive përfshin infrastrukturën e telekomunikacionit, renë informatike, përmbajtjet dhe shërbimet numerike, zhvillimin e teknologjisë dhe hosting; si edhe, por jo vetëm, OTMT, Supernap, Italia Online, DADA, IntYCascade dhe WIS.

 

burimi: Dita

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale