Në një event zyrtar ku kanë marrë pjesë shumë individë dhe biznese kosovare, është bërë hapja zyrtare e markës së orëve CASIO në Kosovë, pas 187 vendeve tjera në të cilat Casio ofron produktet e saj. Përfaqësuesi zyrtar për Casio në Kosovë është rrjeti më i madh kosovar i orëve dhe syzeve, iAs Group, e cila përfaqëson edhe 26 marka tjera të njohura botërore të orëve dhe syzeve në tregun tonë. iAs do të ofrojë të gjitha modelet e linjave si G-Shock, BabyG, Edifice, Sheen, ProTrek dhe Casio Collection.
Me mbi 11,000 njerëz të punësuar në gjithë botën, CASIO është një lojtar i madh në tregun botëror të orëve, ndërsa vetëm vitin e kaluar kompania japoneze ka arritur të bëjë mbi 2.6 miliardë euro qarkullim me modelet e shumta të orëve të saj. Deri në Mars të vitit të kaluar, Casio ka shitur më shumë se 1.4 miliardë njësi të orëve të saj, ndërsa nga ky total mbi 87 milionë njësi kanë qenë nga linja G-SHOCK. Rreth 70 % të shitjeve Casio i ka realizuar në tregjet perendimore, jashtë vendit të saj të origjinës – Japonisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto