Kompania austriake, 380 milionë euro investim në Shqipëri - Business Magazine Albania

Kompania austriake, 380 milionë euro investim në Shqipëri


Kompania “Ivicom Holding GmbH”, në bashkëpunim me partnerët e saj, pritet të ndërtojë dhe zhvillojë një central gazi në Korçë, me një vlerë investimi prej 380 milionë euro. Ky central do të ketë një kapacitet prej 500 MW me një cikël të kombinuar, duke e shtuar ndjeshëm kapacitetin prodhues energjitik të vendit tonë, përpos burimeve të tjera ekzistuese.

Për zhvillimin e këtij projekti, kompania “Ivicom” ka krijuar një shoqëri të veçantë /SPV/ të quajtur “GPP Korça” me seli në Korçë. Ndërtimi i një centrali gazi të një madhësie të tillë në këtë zonë, ku do të kalojë edhe gazsjellësi TAP, pritet t’i ofrojë Bashkisë së Korçës dhe banorëve të saj një tjetër alternativë ngrohje dhe furnizimi me energji.

Centrali i gazit i cili pritet të ndërtohet nga kompania austriake “Ivicom”, i shtohet investimeve të tjera vendase dhe të huaja në fushën e energjisë, si ai i gazsjellësit TAP dhe kaskadës së Devollit, të cilat synojnë ta shndërrojnë gradualisht Shqipërinë nga një vend tërësisht të varur nga importet, në një prodhues të qendrueshëm të energjisë.

Burimi: AIDA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #32 - Gusht 2023
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0