Kompania AI e Elon Musk, xAI, thuhet se po përgatitet të lancojë një aplikacion të pavarur për konsumatorët.
The Wall Street Journal, raporton se aplikacioni i ardhshëm do të jetë i ngjashëm me ChatGPT të OpenAI, duke i lejuar përdoruesit të aksesojnë chatbotin Grok të xAI nga pajisjet e tyre personale.
Aplikacioni ka të ngjarë të arrijë pasi xAI të mbyllë raundin e tij të ardhshëm të financimit, i cili mund të arrijë në 5 miliardë dollarë dhe të vlerësojë kompaninë në 50 miliardë dollarë, sipas Financial Times, dyfishi i vlerësimit të tij gjashtë muaj më parë. Thuhet se Musk u ka dhënë investitorëve që mbështetën blerjen e tij në Twitter prej 44 miliardë dollarësh, akses deri në 25%, të aksioneve në xAI për të shpërblyer besnikërinë e tyre.
Lexo edhe: Një vepër arti: Pamje magjike nga qelizat e trupit njerëzor
Sipas FT, disa nga mbështetësit e Musk, duke përfshirë Fidelity, bashkëthemeluesin e Oracle, Larry Ellison dhe themeluesin e Twitter Jack Dorsey, mund të plotësohen përmes aksioneve në xAI falë rritjes masive të vlerës së startup-it.
Kur të mbyllet raundi i financimit të xAI, kompania do të ketë mbledhur rreth 11 miliardë dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto