Komiteti i Ekspertëve: Asnjë rast fataliteti për shkak të vaksinimit në Shqipëri - Business Magazine Albania

Komiteti i Ekspertëve: Asnjë rast fataliteti për shkak të vaksinimit në Shqipëri

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore, deklaron se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të fataliteteve që kanë lidhje me aplikimin e vaksinës anti-Covid.

Në një deklaratë për media, komiteti, ka përgënjeshtruar lajmin për dy raste vdekjesh, të ndodhura menjëherë pas vaksinës kineze Sinovax, të denoncuar në rrjetet sociale nga mjeku Erion Dasho një ditë më parë.

“Bëjmë me dije, se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj COVID19”, – thuhet në njoftimin e komitetit, i kryesuar nga prof.dr. Gjeorgjina Kuli/Lito.

“Sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore për 2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, nuk ka lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës”, – vijon njoftimi.

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore, thekson se “nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, konfirmues që të vërtetojë apo demonstrojë një lidhje shkakësore midis procesit të vaksinimit ndaj COVID19 dhe ngjarjeve fatale të raportuara”. Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore do të vazhdojë të jetë në vëzhgim të gjithë raportimeve lidhur me ngjarje apo efekte të padëshiruara pas vaksinore në mënyrë që të sigurojë një proces sa më të sigurt dhe efikas.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0