Komisioneri për zgjerimin: Pa opozitën në parlament nuk ka progres drejt BE - Business Magazine Albania

Komisioneri për zgjerimin: Pa opozitën në parlament nuk ka progres drejt BE

Komisioneri për zgjerimin

Komisionieri i lartë për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama.  Ai komentoi rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri duke theksuar pritet rezultati përfundimtar, ndërsa tha se një parlament i plotë dhe funksional është thelbësor dhe kusht për rrugën e vendit drejt BE.

Sipas Varhelyi, “sa i përket rezultatit e kam ndjekur dhe mendoj pas fushatës së zjarrtë janë rezultatet e qarta dhe zyrtare. Ne duam të shohim gjithë parregullsitë, qoftë edhe blerjen e votes, ndaj do të duhet të presim rezultatet përfundimtare dhe që kuvendi i ri të nisë punën. Pa një parlament të plotë nuk mund të ecet për në BE. Puna duhet të përshpejtohet, jo vetëm nga qeveria por edhe Kuvendi, ku të gjithë duhet të tregojnë punën. Presim rezultatet e apelimit që të ecim para”.

Lexo: Bizneset startup në takim me kryeministrin dhe drejtues të qeverisë

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca është e hapur kurdoherë për bashkëpunim, duke ftuar opozitën të bëhet pjesë e parlamentit. Sipas tij, “bindja dhe vullneti im është që mandati i 3 të mos u ngjajë të parëve në luftën e brendshme, PS do braktisë luftën në llogore, banale, të panevojshme për vendin. Do të fokusohemi te punët e mëdha për të cilat jemi votuar. PD është e mirëpritur kurdo qoftë dhe sidoqoftë të kthehet me këmbë në tokë, për të hapur një aspekt diskutimi, pa asnjë kusht që të shtyjmë sa më shumë para punët dhe patjetër edhe integrimin. Nuk kam asgjë për të shtuar më shumë. Dua të rri larg polemikave të vjetra të partive, Shqipëria është një moment për të kaluar në majë, kemi potencial”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0