Klik Ekspo Group promotor i turizmit: Ujërat termale të Shqipërisë në fokus të investitorëve gjermanë - Business Magazine Albania

Klik Ekspo Group promotor i turizmit: Ujërat termale të Shqipërisë në fokus të investitorëve gjermanë

Klik Ekspo Group

Klik Ekspo Group tashmë prej tre dekadash është kthyer në ambasadorin më të mirë të diplomacisë ekonomike, duke tërhequr gjithnjë e më shumë investitorë të huaj në Shqipëri. Me kompani që vijnë nga 15 vende të ndryshme të botës në çdo edicion, ku pjesa më e madhe e tyre e kanë kthyer në një traditë pjesëmarrjen në Klik Ekspo Group, por midis tyre gjen edhe kompani të reja apo profesionistë individualë që vijnë për herë të parë dhe e shohin Shqipërinë si një treg me mjaft potencial për të investuar në profilet e tyre.

‘’Është hera e parë që vijmë në Shqipëri përmes Klik Ekspo Group. Shqipëria është nje vend shumëngjyrësh, një vend i hapur, shumë interesant me një kulturë të rrallë dhe po shoh që ndërtimet po zhvillohen jashtë mase dhe këto bashkë me turizmin janë disa nga faktorët që më kanë shtyrë për të ardhur këtu. Dhe me shumë mundësi do të investonim nëse do të gjenim një investitor, një partner që do të na përshtatej, pasi siç e patë edhe ju ne kemi karkateristikën tonë unike të veçantë dhe do na leverdiste një përshtatje, shkrirje e të dyjave, pasi investojmë në shumë sfera, në ndërtimin e shkollave, qendrave kulturore, ndërtesave të banimit, hoteleve etj. Por një fokus i veçantë i yni janë ndërtimi i pishinave, banjove termale dhe projekteve që kanë të bëjnë me mirëqenien fizike dhe shëndetin dhe po shohim që Shqipëria ka mjaft potencial edhe në këtë drejtim,’’ tha  Andreas Ditschuneit, arkitekt gjerman që vjen për herë të parë në Tiranë dhe ka bashkëpunuar me kompani të rëndësishme në Francë, Luksemburg, Austri e shumë vende të tjera.

Lexo edhe: Blendi Gonxhja: Klik Expo Klik, tashmë një institucion në fushën e eventeve

Lidhur me ndërtimet në vendin tonë ai iu drejtua me një apel politikbërësve shqiptarë ndërsa tha, se duhet të ruhet natyra e bukur dhe të bëhet kujdes që në çdo ndërtim të respektohen rregulloret dhe parametrat e duhur për të mos dëmtuar mjedisin.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0