Themeluese e PUSH, Cate Murden është folësja e rradhës në Spark.me

Klientët e saj janë Google, Facebook, Twitter, Yahoo. Cate Murden është folësja e rradhës në Spark.me


Cate Murden do të jetë folësja e rradhës në konferencën Spark.me. Cate është themeluese e PUSH, një konsulencë biznesi e bazuar në sjelljen njerëzore, i cili ka punuar me klientë si Google, Facebook, Twitter, Yahoo, Saatchi & Saatchi, Havas, IMG, HSBC, Sainsbury’s, Vice e shumë të tjerë.

Për më shumë se dy dekada, Cate ka shijuar një karrierë fantastike në media dhe më pas pozicionin si Kryetare e Partneriteteve në një prej agjencive mediatike më të mëdha në Londër. Gjithsesi kërkesat e punës ndryshuan dhe në korrik të vitit 2014 ajo largohet nga vendi i punës shumë e stresuar. Fatmirësisht, ajo i mbijetoi kësaj periudë sfiduese dhe lançoi PUSH, e vendosur për të ndihmuar bizneset dhe punonjësit e tyre për të punuar më mirë, rrjedhimisht për të patur më pak stres, më pak lodhje, më pak kosto e më shumë fitim.

Ajo nuk mendon se është e rëndësishme për çdo individ të përjetojë të njëjtën situatë për t’i dhënë më shumë rëndësi këtyre problematikave dhe beson se organizatat mund të jenë njëkohësisht dhe shkaku dhe zgjdihja. Duke përdorur një kombinim të sasisë, cilësisë dhe mbikëqyrjes në kërkime, PUSH synon të kuptojë një biznes dhe të përcaktojë zgjidhjen për përmirësimin e performancës përmes çdo aspekti se si njerëzit punojnë në të.

Deri më tani Spark.me ka njoftuar pjesëmarrjen e dy folësve – Anab Jain (folës, dizajner, producent dhe bashkëthemelues i Superflux – një kompani inovacioni për dizajn dhe teknologji) dhe Jeremiah Owyang (një partner themelues i Kaleido Insights dhe Disruptive Technology Expert, i cili konsiderohet autoriteti më i madh në programet e inovacionit të korporatave). Folës të tjerë do të publikohen në vazhdim edhe në faqen e Business Magazine Albania.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës www.spark.meStudentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD, të cilët janë deri në 27 vjeç mund të marrin biletën e tyre për çmimin special 50 €.

Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit/internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivarit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Ky është viti i parë që Spark.me do të mbahet në Portin e Malit të Zi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0