Kledis Rexho, violinisti që do të bashkojë artin me turizmin përmes “Violina e Paqes” - Business Magazine Albania

Kledis Rexho, violinisti që do të bashkojë artin me turizmin përmes “Violina e Paqes”

Kledis Rexho

“Violina e Paqes” është një projekt i nisur nga violinisti Kledis Rexho. Ai jeton e punon në Francë dhe përmes kësaj nisme synon të ndërthurë kulturat, të promovojë artistët e rinj dhe të zhvillojë turizmin. Ai na tregon se projekti nisi në Francë dhe është pjesë e një koncepti më të gjërë, të krijuar prej tij në Francë, të quajtur “Life and Music Concept”. Ky projekt mbështetet nga një shoqatë franceze me të njëjtin emër dhe ka karakter artistik, pedagogjik dhe sensibilizues.

Ai është në partneritet zyrtar me konservatorin më të mirë të muzikës në Francë dhe një nga më të mirët në Europë “Konservatori Kombëtar Superior i Muzikës dhe Dansit të Parisit”. “Duke dashur të krijoj ura ndërmjet Francës dhe Shqiperisë kam bërë të mundur një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Arteve në Tiranë dhe Konservatorit të Parisit”, thotë violinisti. Ai shpreson që të dy institucionet ta zhvillojnë më tej këtë nismë.

Për “Violinën e Paqes” bëhet fjalë për dy koncerte kryesore në Shtator. Një në Tiranë dhe një në Durrës. Të shoqëruara nga përcjellja e mesazheve sensibilizuese me drejtues shoqatash të ndryshme për kauza si lufta ndaj kancerit, problematikat e personave të verbër etj. Ai tregon se, po punon që në paralel të organizojë një program pedagogjik në ndihmë të disa nga studentëve muzikantë më të mirë të përzgjedhur. “Program i përbërë nga master clase, këshilla profesionale për jetën artistike profesionale në Europë dhe Francë, dhe nëse do të mundemi do të japim një ndihmë materiale për këto student”, thotë Kledis Rexho.

(Gabriela Opacka-Boccadoro, violiniste e projektit)

Por, objektivat e tij shkojnë më tej. “Më gjerë akoma, ambicja është që në vitet në vazhdim, të krijojmë një nga festivalet më të rëndësishme në Europë, me tema pedagogjike dhe sensibilizuese dhe të afrojmë në Shqipëri turistët kulturorë. Në këtë pikë, po mundohem që me anë të këtij aktiviteti të afroj shoqata dhe grupe interesi që do të vijnë për aktivitetin dhe të njohin Shqipërinë”, thotë Kledis, duke shtuar se, “kështu muzika kthehet në një motorr zhvillimi ekonomik. Një praktikë, që fatkeqësisht nuk është zhvilluar ende shumë. Kam ndihmën e vyer të Zonjës Nevila Dudaj, dy drejtuesve të liceut të Tiranës dhe shkollës së muzikës së Elbasanit. Do të kërkoj së shpejti dhe implikimin e Universitetit të Arteve nga ku edhe kam mbaruar studimet”. Ai ndihet i nderuar që edhe Ministria e Kulturës ka treguar interes dhe po i jep një mbështetje shumë pozitive këtij projekti, duke e shpallur në projektet fituese të këtij viti. “Shpresoj që edhe institucione të tjera publike dhe private t’i përgjigjen pozitivisht kësaj nisme”.

Lexo: Çfarë të bëni në Tiranë në Prill 2022

Muzikantët janë të nivelit ndërkombëtar nga Franca, Amerika, Polonia, Shqipëria. Koordinator pedagogjik i Shqipërisë është Bujar Sykja nga Universiteti i Arteve dhe në Francë Ami Flammer.

(Emilie Rose Bry, soprano e projektit)

Ky projekt pritet të jetë një ndihmë për muzikantët e Shqipërisë (jo vetëm studentët), profesionistë që do të marrin pjesë. Me shpresën dhe ambicjen e krijimit të një orkestre permanente shqipëtare, të quajtur “Life and Music Concept Albania”, një orkestër dhomë me standarde të larta europiane.

Pse e ndërmori këtë nismë?! Ai beson në një rol më të madh të kulturës në zhvillimin e vendit. Jo vetëm zhvillim shpirtëror, por edhe ekonomik. Në shembullturën e festivaleve të Radio France, atij të Salzbourg ose atij të Vienës, ku ka marrë pjesë shpesh me orkestra të ndryshme, ai synon të japë një kontribut sa më të vogël për muzikantët e rinj dhe të vetë muzikës shqiptare klasike dhe demokratizimin e saj sa më të madh në shoqëri.

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Mos qaj për shkak se mbaroi, por buzëqesh sepse ndodhi.”
— Dr. Seuss
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0