BusinessMag gjithashtu dëshiron t’ju frymëzojë që të jetoni një mënyrë jetese më eko-miqësore duke ndarë lajmin e mirë se gjërat po fillojnë të ndryshojnë për mirë.
Kur Scott Munguía filloi të studionte Inxhinieri Kimike, ai kurrë nuk mendonte se do të përfundonte në revolucionimin e industrisë së biodegradueshme. E gjitha filloi si një projekt në klasë, por transformimi i farave të avokados në enë të ripërdorshme nuk ishte vetëm një ide e mirë për një notë të mirë, por ishte gjithashtu një ide e mirë për biznes.
Duke përfituar nga kjo mundësi, Scott dhe 2 shokët e tij krijuan Biofase, një kompani që përpunon farat e avokados, të cilat janë një pjesë e madhe e mbeturinave industriale meksikane. Ata në thelb i kapin ato para se të hidhen nga kompanitë e prodhimit të guacamole dhe vajit të avokados dhe i transformojnë në enë kuzhine.
Ata prodhojnë thika, pirunj, lugë dhe pipa që janë 100% të bio-degradueshme dhe dekompozohen në 240 ditë, ndryshe nga mijëra vjet që merr plastika për t’u degraduar.
“Çdo gjë që ekziston në tokë është pjesë e një cikli natyror. Problemi me plastikën është se nuk i përket asnjë prej këtyre cikleve,” shpjegon Scott. Por në këtë rast, produktet janë bërë nga bioplastikë që mund të absorbohet nga natyra dhe të bëhet e dobishme përsëri në tokë.
Kompania është e madhe dhe po rritet. Ata prodhojnë 300 – 400 ton enë të tilla në vit dhe po planifikojnë të kriojnë një linjë të pjatave dhe enëve për ushqime. Për arsye se idetë e mëdha zhvillohen shpejt, Biofase tani eksportohet në fqinjët e tyre në Amerikën Qendrore, në SHBA dhe në një pjesë të Europës.
Çfarë mendoni për këtë ide? A mendoni se llojet e tjera të mbeturinave natyrore mund të riciklohen në këtë mënyrë?
burimi: BrightSide
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
