Kjo grua ka zgjidhur një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet bota sot - Business Magazine Albania

Kjo grua ka zgjidhur një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet bota sot


Shumica prej nesh e marrin energji elektrike si të mirëqënë. Ne presim që dritat të vijnë kur ndezim çelsin, kur hapim sobën dhe kur vendosim për të karikuar telefonat tanë sa herë kemi nevojë.

Por, ndërkohë që bota e zhvilluar e shpërdoron këtë energji, më shumë se 1 miliardë njerëz nuk kanë fare energji elektrike dhe shumë të tjerë nuk kanë furnizim të përhershëm ose kanë energji jo të besueshme.

Lexoni: Burimet tona të energjisë elektrike. Pse duhen mbështetur ato johidrike

Enass Abo Hamed është në një mision për ta ndryshuar këtë. Ajo dëshiron ta bëjë energjinë e gjelbër të përballueshme dhe të besueshme, duke përdorur teknologji të prodhimit dhe ruajtjes me kosto të ulët. Ndërsa prototipet e saj kanë ende nevojë për punë, Abo-Hamed dhe kolegët e saj në startup-in H2GO Power, janë në rrugën e duhur për të zhvilluar hapësira energjie të mëdha sa për të furnizuar një spital, një shkollë ose 100 shtëpi.

Puna e tyre vë në pah rëndësinë në rritje të burimeve të ripërtëritshme, pasi shqetësimet për sigurimin e energjisë dhe ndërgjegjësimi për ndryshimin e klimës po rriten. Edhe sikur energjia e pastër të shtohet dhe të dalin në përdorim mënyra të reja për shfrytëzimin e saj, ruajtja dhe grumbullimi i rrjetit do të thotë se një sasi e konsiderueshme shpesh harxhohet.

“Ndërsa ora ecën drejt ngrohjes globale, disa njerëz zgjedhin ta shohin atë që po ndodh, disa zgjedhin ta mohojnë atë dhe disa zgjedhin të veprojnë dhe ta ndryshojnë atë,” tha Abo Hamed për Forum.

“Ne zgjodhëm të bëjmë pjesën tonë në H2GO Power duke punuar në zhvillimin dhe vendosjen e teknologjive me emetim zero që mund të kapin energjinë e rinovueshme, ta ruajnë atë për një kohë të gjatë për kosto të ulët dhe pastaj ta përçojnë atë përsëri tek përdoruesi kur kërkesa për energji rritet.”

Shpikja e saj ‘sponge’ në pritje të patentës është një material inteligjent poroz me bazë nanogrimcash që prodhon, ruan dhe çliron hidrogjen. Hidroliza e metalit dhe e hidridëve kimikë prodhon hidrogjen, i cili bllokohet brenda kornizës së polimerit. Më vonë, hidrogjeni i ruajtur mund të çlirohet duke përdorur ngrohjen.

“Kam zhvilluar një sistem të sigurtë dhe efikas të ruajtjes së hidrogjenit, por nuk isha e sigurtë se çfarë problemi zgjidhi jashtë laboratorit,” tha Abo Hamed në Forum.

“Pas hetimit të mëtejshëm, kuptova se kjo teknologji mund të luajë një rol të madh në furnizimin me energji të pastër, të përballueshme dhe të besueshme.”

Ekziston gjithashtu një fokus në reduktimin e energjisë ndotëse pasi një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregoi se më shumë se 90% e fëmijëve të botës thithin ajër që është shumë i ndotur as sa vë në rrezik shëndetin dhe zhvillimin e tyre. Kjo, e kombinuar me kërcënimin e ndryshimeve klimatike dhe dëshirën për t’u larguar nga varësia e lëndëve djegëse fosile, mund të ndihmojë në zhvendosjen e fokusit drejt teknologjive si H2GO Power.

Lexoni: Mbështetja e energjive të rinovueshme, sot nga shteti, nesër nga prodhuesit e CO2

“Duhen cikle të gjata zhvillimi për të shkallëzuar prodhimin dhe për të zvogëluar shpenzimet. Pra, duhet kohë dhe financime të mëdha,” tha Abo Hamed. “Nëse mund të kontribuojmë në rritjen e miratimit të teknologjive të pastra dhe të inkurajojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, kjo mund të ndihmojë në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.”

burimi: weforum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0