Mbështetja e energjive të rinovueshme, sot nga shteti, nesër nga prodhuesit e CO2 - Business Magazine Albania

Mbështetja e energjive të rinovueshme, sot nga shteti, nesër nga prodhuesit e CO2


Sektori i energjisë, mbështet vazhdimisht nga politikat publike. Mbështetja duhet të jetë e balancuara mes nevojave të kompanive që kërkojnë qëndrueshmëri, konkurrueshmërisë dhe inovacionit për kompanitë e reja që duan të hyjnë ne një treg me shumë barriera dhe interesit që prodhimi të sigurohet me kosto sa më të ulët për konsumatorin.

Po cilat teknologji po mbështeten dhe çfarë ka ndodhur deri më tani?

Për sa i përket realizimit të objektivit kombëtar, vendi është angazhuar të arrijë targetin prej 38% deri në vitin 2020. Shumë masa publike janë vënë në zbatim për të rritur investimet e energjisë me kosto më të ulët duke synuar të krijojnë një klimë sa më të favorshme për ndërtimin e impianteve prodhuese të energjisë deri në 798 MW (20-35%) brenda 2020.

Ndaj, është gati trefishuar kapaciteti për fotovoltaikë nga 50 në 120 MW dhe është më shumë se dyfishuar kapaciteti i prodhimit të energjisë me erë deri në 70 MW. Për investimet fotovoltaike, ku duhet të bëhet akoma më shumë, po rritet interesi. Ka nisur ndërtimi i parqeve të parë deri në 2 MW. Për ato me biomasë gjithashtu është ecur përpara në praktikë, siç edhe për erën po plotësohen matje më të sakta.

Lexo: Kur produkteve bio u jepet energji diellore

Megjithatë, nisur nga kostot më të ulëta në hidroenergjetikë, kapaciteti i mbuluar me tarifë mbështetëse fikse për prodhuesit deri në 15 MË mbetet më i larti. Brenda 2020 pritet të mbështetet prodhimi deri në 600 MW shtesë. Ndaj, janë në fazë ndërtimi 109 HEC-e me kapacitet 560 MW. Megjithatë, duhet theksuar se po shfaqen probleme në planet e tyre të biznesit, nisur nga fakti që shumë prej 284 HEC-eve ende nuk kanë avancuar me zhvillimet në praktike.

E ardhmja duket më dinamike me plotësimet e ligjit të ri për energjitë e rinovueshme. Me këtë ligj, do të vijohet më tej me projektet më të mëdha me tarifa feed in premium (FiP). Këto tarifa kanë nisur në fakt me projektin e Akërnisë. Por, si në shumë vende europiane, barra e mbështetjes do të kalojë tek përgjegjësit kryesorë të emetimit të CO2.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0