Lexoni: Rimac Automobili: Nga një startup në makinën më të shpejtë elektrike
Tesla Roadster e re, ka një paketë baterish prej 200kwh dhe një autonomi prej rreth 1000 km në rrugë të hapur. Praktikisht kjo do të thotë se mund të udhëtosh nga Los Angeles në San Francisko dhe të kthehesh, me një karikim të vetëm.

Veç të tjerave, makina ka 3 motorrë, 1 para dhe 2 mbrapa, 4 rrota aktive dhe torque steering.
Dizajni i saj është një përzjerie e gjithë makinave sportive në treg sot. Pak McLaren P1, pak Acura NSX, pak Bugatti Chiron, pak Aston Martin DB10 etj.
“Nëpërmjet kësaj makine synojmë që t’i japim një goditje të fortë industrisë aktuale.” – u shpreh Musk.
Çmimi i saj është fillon me $200.000.
https://www.youtube.com/watch?v=sgliNnCmQL0
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.