Mëngjesi është i rëndësishëm.
Njerëzit e suksesshëm zgjohen herët dhe e nisin ditën me një rutinë që përmban ushtrime, meditim, email-e dhe shumë gota me ujë.
Anthony Hsieh, CEO dhe kryetar i loanDepot që ofron kredi, e fillon ditën duke u zgjuara përpara agimit.
Atë shpesh e pyesin në rrjetet sociale për rutinën e tij prandaj ai vendosi ta ndaj me pjesën tjetër:
“4:45 zgjimi.”
“Lexoj, kthej email-e, lexoj lajmet. Planifikoj ditën deri në orën 6.”
“6 – 6:40 vrapi i mëngjesit.”
“6:40 zgjoj fëmijët dhe në orën 7:25 i nis për në shkollë. Në zyrë mbërrij në orën 8:15.”
“Edhe kur udhëtoj, dy orët e para të ditës janë për nxemje dhe për të organizuar punët që do të bëj gjatë ditës. Ndoshta jam si një makinë e vjetër që i duhet pak kohë për t’u ndezur. Me duhet një tru dhe trup Tesla, për të vepruar shpejt,” ka thënë ai.
Besojeni ose jo, zgjimi i Hsieh nuk është më i hershmi. CEO e PepsiCo Indra Nooyi, për shembull e nis ditën në orën 4:00 të mëngjesit dhe CEO i Apple Tim Cook e thyen rekordin me zgjimin e tij 15 minuta më herët, në 3:45 të mëngjesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.