Kjo është një sprovë për të gjithë ne

Kjo është një sprovë për të gjithë ne


Në vetëm pak orë ndodhi:

Përshpejtim i masave drastike nga qeveria në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

Vendimet e kompanive për të pezulluar punën apo për të punuar nga shtëpia.

Lexo: Turizmi kërkon lehtësira fiskale, kërkesë zyrtare ndaj Ministrisë së Mjedisit

Qëndrimi në shtëpi i bashkëshortëve me fëmijët e me njëri-tjetrin, sidomos pas vendimit për mbylljen e lokaleve.

“Mbijetesa” pa kafen e gjatë apo të shkurtër të lokalit.

Këto janë sprova për të gjithë ne. Sprovë për të thënë sa ke kursyer për ditë të vështira? A mos ke shpenzuar kot, për objekte e shërbime jo të domodoshme?!

Paniku nëpër supermarkete është i justifikuar plotësisht, por gjithësesi lind pyetja: sa të babëzitur jemi bërë?!

Kjo është një sprovë e qeverisë dhe individit, e familjes, kompanive dhe e marrëdhënieve shoqërore. Sa nga ne kanë marrë në telefon të afërmit për t’u pyetur si i kanë mundësitë financiare. Për sa kohë mund të rrijnë të ngujuar në shtëpi, a kanë për të ushqyer fëmijët? Sa nga ne kanë marrë në telefon të afërm a miq për t’i pyetur “A je mirë?”. Ne e kemi në traditë këtë.  Unë jam e bindur që plot prej nesh e kanë bërë. Por ndoshta edhe nuk jemi kujtuar…

Jemi në një sprovë të gjithë. A jemi të gatshmë të mirëpresim masat drastike të qeverisë, edhe pse kanë kosto në biznesin e familjet tona? A jemi të gatshëm të mirëpresim pezullimin e kontratave të shërbimit këto ditë? Apo do të kërcënojmë sipërmarrësit partnerë në shërbim?

A jemi të gatshëm të ruajmë qetësinë nëse shkojmë në poliklinikë për të marrë një shërbim? Ndjesë, në fakt nuk duhet të shkoje pasi ke pak që je kthyer nga Kina. Një paciente e mbërritur në një poliklinikë në Kryeqytet ka kërcënuar infermieren për mungesë shërbimi, ndërsa sipas vendimit të qeverisë gjobitet me 5000 euro. Ishte kthyer nga Kina e jo Italia dhe nuk e kupton rrezikun potencial që mbart?

A jemi të përgatitur të respektojmë rregullat e spitalit, jo sot por në ditët në vijim kur mjekët të nisin të lodhen, siç po ndodh në Itali? Apo do të zihemi tek dera e spitalit se nuk na lënë të hyjmë për të dërguar ushqim. Ky episode u has jo më larg se dje.

Lexo: Kontabilistët kërkojnë shtyrje të afateve për dorëzimin e deklaratave

Njerëz të njohur e të përballur me sfida thonë se në kushte të jashtëzakonshme, duhen masa të jashtëzakonshme. Kjo është dita kur çdonjëri prej nesh ka pak mundësi për të treguar vlerat e tij, për të hequr dorë nga veset, e për të vazhduar shumë më i përulur nesër.

Të respektojmë çdo sipërmarrës që dërgon punonjësit në shtëpi për të shpëtuar nga virusi. Të respektojmë çdo bluzë të bardhë, çdo polic në rrugë, ushtar, çdo gazetar që raporton nga terreni. Është aty për ne.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0