Letra nuk dihet të ketë veti mbrojëse, por EcoHelmet mendon ta sfidojë këtë mendim me këtë dizajn të ri të helmetës. Pas marrjes së çmimit të vitit 2016-tës, produkti zyrtarisht është bërë i besueshëm për gjigandin e teknologjisë Britanike, Dyson.
Helmeta, e cila fitoi çmimin e parë në konkursin e dizajnit për vitin 2016 të Dyson, ka formën e një zhgualli që hapet e mbyllet si një grilë, e cila është mjaft e fortë për të mbrojtur kokën tuaj të çmuar. Ajo është bërë nga letra e ricikluar, e cila në të njëjtën kohë e bën këtë helmetë të jetë ekologjike por dhe mjaft ekonomike, çmimi i së cilës është vetëm 5 dollarë.
Për sa i përket fortësisë, dizenjuesja Isis Shiffer thotë se janë bërë shumë prova ku helmeta është shtypur nga pesha të rënda dhe ajo përsëri i ka rezistuar goditjeve. (shiko videon)
Vlen për t’u theksuar se kjo helmetë ka një numër të limituar përdorimesh dhe nuk mund të përdoret në shi. Por me çmimin e arsyeshëm që ka, përdoruesit e saj e kanë më të lehtë të blejnë një të re kur iu nevojitet.
Shniffer ka menduar ta prezantoj helmetën në New York këtë pranverë. Sfida më e madhe për të është: T’i shesësh njerëzve idenë se letra do t’i mbaj ata të sigurt.
https://www.youtube.com/watch?v=4J211PkuhEc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
