Kinezet marrin “Rrugen e Arbrit” , Rama: Në 2015 nisin punimet; reagon PD - Business Magazine Albania

Kinezet marrin “Rrugen e Arbrit” , Rama: Në 2015 nisin punimet; reagon PD


Ndersa e ka vleresuar si partnerin e trete strategjik, qeveria shqiptare ka hapur rrugen per bashkepunimin dhe financimin e nje sere projektesh ne vendin tone nga qeveria kineze.
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot permes fb, se qeveria ka nenshkruar mbreme nje memorandum bashkepunimi me Chinese Exim Bank per hapjen e nje kantieri projektesh ne Shqiperi me financime kineze.
Projekti i pare qe do te çele siparin e nje epoke te re bashkepunimi mes Shqiperise e Kines do te jete Rruga e Arberit, e cila do te nise vitin e ardhshem.
Nje fakt te tille e pati paralajmeruar edhe vete Ministri i Tranportit Haxhinasto muaj me pare, ku pati deklaruar se per Rrugen e Arbrit po bisedohet per nje angazhim konçensionar te nje kompanie kineze.
Por tashme marreveshja eshte konkrete dhe rruga e mbetur pezull pritet te nise punimet vitin qe vjen.

PD: Marreveshja ishte gati, ju e zvarritet 

Shefi i opozites Basha dhe Kryeministri Rama jane perplasur ne distance per ndertimin e “Rruges se Arbrit”. Lideri i opozites pretendon se marreveshja me qeverine kineze per financimin e kesaj rruge ishte gati qe ne shtator 2013 por u shty nga qeveria, fakt ky qe mohohet nga Kryeministri.
Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama se po shet si suksese te qeverise se tij arritjet gjate qeverisjes se djathte. Rasti me i fundit sipas PD, eshte ajo e Rruges se Arbrit.
Shefi i opozites Basha permes rrjetit social fb, shkruan se zanafillen projekti strategjik e mori 3 vite me pare dhe marreveshja me palen kineze ishte gati qe ne shtator 2013, por qe u shty nga qeveria plot nje vit e gjysem.
“Projekti strategjik i “Rruges se Arbrit” qe nisi para tre vitesh u ndal me ardhjen e kesaj qeverie si shume projekte te tjera te rendesishme per njerezit dhe ekonomine e vendit. Edhe pse marreveshja me palen kineze ishte gati qe ne shtator 2013, ajo u shty me papergjegjshmerine me te madhe nga qeveritaret per plot nje vit e gjysem”.
Sipas Bashes, Rama duhet te kerkonte ndjese per kete vonim te pajustifikueshem dhe jo te rreket ta shese sapunin per djathe.
Reagon Rama: Rruga e Arberit ishte gati? Si gjithe gropat e tjera te borxheve
Por nuk ka munguar edhe reagimi i Kryeministrit Rama. Teksa ka vene ne pikepyetje pretendimet e Bashes, Kryeministri thote se “Rruga e Arbrit” ishte gati si gropat zinxhir te borxheve qe lane pas.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0