Kina rihap restorantet dhe dyqanet, 70 mijë persona të shëruar nga 81 mijë të infektuar

Kina rihap restorantet dhe dyqanet, 70 mijë persona të shëruar nga 81 mijë të infektuar


Ndërsa Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po izolojnë bizneset nga paniku i koronavirusit, në Kinë ulja e numrit të rasteve të reja me infeksionin vdekjeprurës ka rikthyer shpresat te konsumatorët vendas.

Ditën e mërkurë, qendrat tregtare dhe restorantet u lejuan t’u shërbejnë qytetarëve nëse përmbushin standardet strikte, për mbrojtjen nga infeksionet.

Lexo: Kryeministri: Administrata gjobë 3 muaj rrogë nëse shkon me makinë në punë

Rigjallërimi i bizneseve shihet si thelbësore për ekonominë kineze, kur vetëm në dy muajt e parë të vitit mësohet se rreth 5 milionë banorë humbën vendin e punës, për shkak të epidemisë.

“Disa dyqane, restorante dhe zona publike po hapen gradualisht. Punonjësit po kthehen në zyra dhe nuk punojnë më nga shtëpia. Besoj se në të ardhmen e afërt, njerëzit do të mund të ecin edhe pa maska,” tregon një 32-vjeçar, banor i Shangait.

“Sëmundja nga virusi është njëra anë, por mendoj se ajo që nuk duhet të ndodhë është të sëmurim zemrën, shpirtin ynë. Me dezinfektues, me masa mbrojtëse, jeta vazhdon,” shton një rezidente e Pekinit.

Epidemia e Covid-19-ës në Kinë që nga fundi i dhjetorit ka infektuar mbi 81 mijë persona në total, 70 mijë janë shëruar dhe 3,240 veta kanë humbur jetën.

Megjithatë, numri ditor i pacientëve të rinj që paraqiten me simptoma ka zbritur nën 20, thuajse të gjithë të prekurit tashmë të ardhur nga jashtë.

Përmirësimi radikal i situatës ka bërë që autoritetet të mendojnë tërheqjen e gati 42 mijë mjekëve dhe infermierëve të thirrur në detyrë në provincën e Hubeit në kulmin e epidemisë në janar dhe shkurt.

Ekipe të vogla të njohura me kushtet dërgohen të ndajnë përvojën me kolegët e tjerë nëpër botë që tani përballen me krizën.

Stafe mjekësore kanë zbritur këto ditë në Milano të Italisë, duke sjellë me vete disa tonë furnizime spitalore, respiratorë dhe maska fytyre.

Lexo: Denis Gafuri, ju vë në dispozicion falas librin e tij “Suksesi në Shitje”

“Sëmundja nuk njeh kufij. Derisa kemi një vizion të përbashkët, të gjithë duhet të luftojmë së bashku përballë kësaj pandemie globale, këtij armiku të përbashkët,” deklaron një zyrtar kinez.

Vendi gjithashtu mësohet se ka dhënë dritën jeshile për vaksinën kundër koronavirusit dhe ka hyrë në fazën e eksperimentimit me njerëzit nga 16 marsi.

Burimi: Ora News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0