Kina: Për një marrëveshje tregtare duhet të hiqen tarifat ekzistuese të SHBA - Business Magazine Albania

Kina: Për një marrëveshje tregtare duhet të hiqen tarifat ekzistuese të SHBA


Tarifat ekzistuese të SHBA do të duhet të hiqen nëse do të ketë një marrëveshje tregtare midis Pekinit dhe Washington, tha të enjten Ministri i Tregtisë së Kinës.

Udhëheqësit e të dy vendeve ranë dakord të premten e kaluar për të rifilluar bisedimet tregtare që kishin ngecur në maj, pasi zyrtarët e SHBA akuzuan Kinën për tërheqjen e angazhimeve të bëra në paktin negociues që thuhej se ishte pothuajse i përfunduar.

Ekipet e tregtisë nga të dy vendet janë në kontakt, tha zëdhënësi i ministrisë së tregtisë Gao Feng në një konferencë për mediat.

Lexoni: 5 strategji lidershipi që Trump duhet të implementojë për të fituar negociatat në G20

Për të rifilluar bisedimet, Presidenti i SHBA Donald Trump kishte rënë dakord të mos vendoste tarifat e rreth 300 miliardë dollarëve në importet shtesë kineze dhe të lehtësonte frenimin e gjigantit kinez të teknologjisë Huawei.

Shtetet e Bashkuara tani kanë tarifa prej 25% në 250 miliardë dollarë të mallrave kinezë, duke filluar nga mobiljet tek gjysmëpërçuesit.

Kina falenderon për vendimin e SHBA për të mos vendosur tarifa të reja për mallrat e saj, tha Gao, kur u pyet se sa kohë mund të zgjasë armëpushimi tregtar.

/Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0