Kina mund të kufizojë lidhjet bankare me platformat fintech - Business Magazine Albania

Kina mund të kufizojë lidhjet bankare me platformat fintech

Ish-ministri i financave i Kinës, Lou Jiwei sugjeroi që Kina mund të kufizojë numrin e bankave me të cilat një platformë e vetme FinTech mund të ketë partneritet, për të parandaluar që çdo platformë të fitojë shumicën e tregut, njoftoi media shtetërore të Dielën.

Rregullatorët e Kinës muajin e kaluar paralajmëruan gjigandët e teknologjisë së vendit se ata do përballen me kontrolle më të rrepta. Një publikim i planifikuar më përpara i aksioneve në vlerën prej 37 miliardë dollarësh e Alibaba’s Ant Group, e planifikuar të ishte më e madhja në botë, u pezullua papritur.

Duke folur në një forum të menaxhimit të pasurisë të Shtunën, Lou, i cili është drejtor i punëve të jashtme në një organ të lartë këshillues për qeverinë kineze, paralajmëroi se një platformë fintech me një pjesë të tregut të përmasave të mëdha mund të çojë në borxhe të këqija, tha Securities Times.

“Ne mund të kufizojmë numrin e bankave me të cilat çdo platformë e vetme mund të punojë, në mënyrë që të lejojmë më shumë platforma të bëjnë biznes të ngjashëm në të njëjtat kushte”, tha ai, duke shtuar se platformat fintech nuk duhet të lejohen të rriten deri në  pikën “fituesi” merr të gjitha ”dhe“ shumë të mëdha për të dështuar (to big to fail)”.

LEXO: Kina po modifikon kushtet e motit, a duhet të shqetësohemi?

Kina është zotuar të forcojë mbikëqyrjen e firmave të saj të mëdha të teknologjisë, të cilat përfshijnë Alibaba Group Holding dhe Tencent Holdings që renditen ndër më të mëdhatë dhe më të fitimprurëset në botë. Shumë prej këtyre ndërmarrjeve kanë mbledhur sasi të mëdha të të dhënave të përdoruesve gjatë ofrimit të shërbimeve të tyre.

Një rregullator i letrave me vlerë tha se Pekini duhet të konsiderojë vendosjen e një takse dixhitale mbi kompanitë e teknologjisë që mbajnë sasi të mëdha të të dhënave të përdoruesve, thanë media shtetërore javën e kaluar.

Rregullatorët gjobitën firmat e teknologjisë si Alibaba për mos raportimin e marrëveshjeve të kaluara siç duhet për rishikimet e antitrustit. Kjo është hera e parë që ndonjë kompani në internet gjobitet për shkelje të një ligji antimonopol të vitit 2008.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0