Pas krizës financiare ndërkombetarë të vitit 2008, ndërsa shumë shtete raportonin recension, e rrjedhimisht mbyllje sipërmarrjesh, kriza familjare, Kina ruante një rritje vjetore ekonomike mes 8-11%. Ky ishte një moment dinamik për ekonominë kineze. Edhe sot, pas pandemisë, Kina është ndër vendet më ritme më të larta të rritjes në botë.
Sipas të dhënave zyrtare Kineze, mes periudhës 2013 – 2022, Prodhimi i Brendshëm Bruto Kinez është rritur mbi 200%, duke kaluar nga 59.3 trillion yuan në 121 trillion yuan. Kjo përkon me një rritje vjetore mesatare prej 6%. Sot ekonomia e saj ka arritur 18 trillionë dollar amerikanë, duke u renditur ekonomia e dytë më e madhe në botë.
Me politikën e saj të hapjes, kompanitë kineze me përmasa ndërkombetare, si Alibaba apo Tik-Tok, jo vetëm po krijojnë ekonomi, por edhe po shpërndajnë nëpër botë, element të kulturës dhe traditës kineze.
Përmes thënieve, memeve, reals, apo video të bëra nga influencës, ka koncepte kineze që po njihen ndërkombëtarisht.
Me investimet e saj në teknologji, përmes fabrikave të fokusuara në produktet e teknologjisë Kina i ka dhënë një shtysë të mëtejshëm tregtisë së ngritur më parë në prodhime veshje, pajisje për shtëpi, etj.
Por, në strategjinë e saj të zhvillimit, ekonomia e dytë më e madhe në botë, synon të kombinojë potencialin prodhues aktual me perforcimin e kanaleve tregtare të reja dhe të vjetra. Nëse infrastruktura e saj e brendshme dhe lidhjet ndërkombëtare përmes detit, e bëjnë atë partnerin kryesor tregtar të 140 shteteve në botë, (sipas të dhënave zyrtare Kineze), vetë Kina po punon për të rijetësuar rrugët më të hershme të tregtisë, sicc është rruga e mëndafshit.
Për këtë arsye, Normal University në Zheijang zhvilloi seminarin dy javor më gazetarët e vendeve BRI, një seminar i kombinar mes leksionesh në unversitetet dhe vizitave të shumta në njësi të rëndësishme tregtare dhe kulturore.
Përmës këtij kombinimi, 35 gazëtarë nga 13 shtete patën mundësinë të shohin nga afër ritmet e zhvillimit në bujqësi, turizëm, industrinë e automobilave, në tregti, media, kinematografi dhe arkeologji.
Disa fakte nga Kina
1-Kina është një nga vendet me më shumë lumenj në botë, me mbi 1500 lumenj që kanë një sipërfaqe kullimi prej më shumë se 1000 kilometra katrorë.
2- Lumi Yangtze, 6300 kilometra, është lumi më i gjatë në Kinë dhe Azi, dhe i treti më i gjatë në botë.
3-Përveç lumenjve natyrorë, Kina ka shumë kanale të krijuara nga njeriu, duke përfshirë Kanalin e Madh, i cili është kanali më i hershëm dhe më i gjatë i ndërtuar ndonjëherë në botë.
4- Kina është vendi më i populluar në botë, shtëpia e një game të ndryshme grupesh etnike. Ka 56 grupe etnike të shpërndara në të gjithë vendin. Han është grupi etnik më i madh.
5- Në fund 2023, popullsia e Kinës ishte mbi 1.409 miliardë. Lindjet vjetore ishin 9 milionë dhe vdekjet mbi 11 milionë (me ulje të popullsisë 1,48).
6- Kina ka burime të pasura turistike, duke përfshirë 57 vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Midis tyre, 39 objekte të trashëgimisë kulturore, 14 vende të trashëgimisë natyrore dhe 4 vende të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Seminari për gazëtarët u zhvilluar në Zhejiang, një nga provincat më dinamike në ekonominë e Kinës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.