“Pavarësisht tensioneve ekonomike mes SHBA-ve dhe Kinës, gjatë 12 muajve të fundit të dy këto vende prijnë bindshëm sa i përket milionerëve me 3.8 miliard dollarë, respektivisht 1.9 miliard dollarë”, thotë Nanet Hekler Fajderb, drejtor i Credit Suisse.
Lexoni: A e keni ju? Çfarë ju nevojitet për t’u bërë një milioner?
Për të figuruar në mesin e 10 për qindëshit të njerëzve më të pasur në botë, duhet të keni kursime në vlerë prej 109.430 dollarëve. Sa i përket kësaj, Kina ka tejkaluar SHBA-të, që megjithatë vazhdojnë të kryesojnë kur është fjala për multi-milionerët, me 40 për qind të milionerëve të botës.
Gjatë vitit të kaluar, numri i milionerëve në SHBA është rritur për 675 mijë. Kjo do të thotë që çdo i 14-ti person në SHBA është milioner.
Ndërkaq në Kinë ekzistojnë 4.4 milionë milionerë, që është 158 mijë më shumë në raport me vitin e kaluar, thuhet në raport.
Gjithashtu në raport theksohet se rënia e vlerës së valutës pound për shkak të BREXIT-it, ka rezultuar në rënien e numrit të milionerëve britanikë për 27 mijë më pak. Me tre milionë milionerë, 5 për qind e numrit të përgjithshëm në botë, Britania e Madhe renditet në vendin e katërt në listë, pas SHBA-ve, Kinës dhe Japonisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.