Javën e kaluar, Presidenti Trump e akuzoi OBSH-në se ka mbajtur anën e qeverisë kineze, ndaj ajo dështoi të bëjë detyrën e saj dhe t’i përgjigjet në kohë pandemisë së koronavirusit.
Ditën e enjte, gjatë njoftimit të dhurimit, qeveria kineze e mbrojti OBSH-në dhe tha se agjencia nën drejtimin e Tedros Adhanom Ghebreyesus ka kryer më së miri punën e saj. Zëdhënësi i qeverisë kineze tha se ky dhurim është për të mbrojtur idealet, principet dhe autoritetin e Kombeve të Bashkuara.
Lexoni: Lux Montagnier, shkencëtari fitues i çmimit Nobel, pohon se koronavirusi ka origjinën në laborator
OBSH i ka kërkuar Presidentit Trump të tërhiqet nga propozimi i tij, por kjo ka pak gjasa të ndodhë.
Madje, situata pritet të ndërlikohet për OBSH-në, duke qenë se Australia ka kërkuar mbështetjen e Francës, Gjermanisë, dhe SHBA-ve për të nisur një hetim ndërkombëtar mbi kontrollin e vonuar të kryer nga OBSH-ja në Kinë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto