KFSEE hap thirrjen për mundësi financimi për startup-et - Business Magazine Albania

KFSEE hap thirrjen për mundësi financimi për startup-et

KFSEE

Keiretsu Forum SEE po inicion një epokë të re për ndërlidhjen e startupeve premtuese dhe me potencial në rajonin e Europës Juglindore (SEE) me investitorë nga komuniteti rajonal dhe ndërkombëtar.

Keiretsu Forum SEE kësaj here ka hapur thirrjen për aplikime prej startup-eve në Shqipëri dhe rajon që janë në fazat fillestare të zhvillimit të tyre për të marrë pjesë në takimin e rradhës të Forumit të Investitorëve.

‘Keiretsu Forum SEE Investors Pitch Day’ është planifikuar të mbahet më 21 maj 2024nga ora 17:00 deri në 19:30 në Tiranë, Shqipëri, ku 5 startupe do të prezantojnë idetë e tyre përballë anëtarëve të KFSEE si dhe sipërmarrësve – anëtarë potencialë që do të jenë të ftuar në Piramidën e Tiranës.

Rrjeti më i madh privat i investitorëve engjëj në rajon, fton startup-et të cilat janë në kërkim të kapitalit prej 50,000 deri në 250,000 dollarë, të aplikojnë përmes faqes zyrtare në internet https://keiretsuforumsee.com/apply-for-funding/ ose duke kontaktuar në emailin [email protected] deri më 8 maj 2024. Aplikantët e përzgjedhur me kujdes do të kenë mundësinë të prezantojnë idetë e tyre para anëtarëve të Keiretsu Forum SEE, duke pritur sugjerime dhe mbi të gjitha mbështetje financiare për të rritur dhe ushqyer idetë e tyre novatore të biznesit. Procesi i përzgjedhjes përfshin një shqyrtim të kujdesshëm e të hollësishëm të aplikimeve. Përgjatë eventit, startup-et do të kenë 15 minuta në dispozicion për të prezantuar idetë e tyre si dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve që investitorët do të drejtojnë për ta.

Ndërkohë, në 29 mars, Keiretsu Forum SEE përmbylli me sukses KFSEE Investor Pitch Day në Mal të Z,  ku 5 startup-et pjesëmarrëse nga rajoni i Ballkanit Perëndimor patën mundësinë të prezantojnë idetë e tyre novatore dhe tashmë 3 prej tyre kanë kaluar në një fazë më të avancuar me qëllim final marrjen e investimit.

Bëhuni pjesë e një mundësie për të mos u humbur!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0