Këto janë disa nga “të vërtetat e sipërmarrjes” që u thanë në LiveME - Business Magazine Albania

Këto janë disa nga “të vërtetat e sipërmarrjes” që u thanë në LiveME

liveme

Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, LiveME organizoi një event ku në qendër të bisedës ishin “Të vërtetat e sipërmarrjes”, me panelistët Faola Hodaj (Drejtoreshë e Inovacionit në Bashkinë Tiranë), Shkëlzen Marku (Drejtues i YSB Balkans), Erion Çuni (Themelues i Almotech) dhe Enea Erebara (Themelues i startup-it Onepas).

Pas një jave të dendur me evente të cilat patën në qendër hapat pozitivë të sipërmarrjes në Shqipëri, mundësitë e reja, aktivitetet e shtuara, sukseset e arritura etj, në LiveME zgjodhëm ta trajtonim ndryshe këtë javë. Diskutuam disa nga ngërçet që haset sot zhvillimi i shëndetshëm i sipërmarrjes në Shqipëri. 

Ka një arsye pse ne nuk jemi të zhvilluar në nivelet e rajonit (as në nivelin e Kosovës), ka një arsye pse ne nuk kemi investitorë të mëdhenj, ka një arsye pse në aktivitetet e sipërmarrjes nuk dalin fytyra të reja me shumë potencial çdo vit, ka një arsye pse në Shqipëri ka njerëz që e shohin sipërmarrjen si një risk të madh në rastin më të mirë dhe si një hajdutëri në rastin më të keq (Mos u habisni!).

liveme

Një nga arsyet e forta që u diskutua me panelin, është mënyra se si jemi formuar dhe ndikimi i regjimit komunist. Faola tha se kjo mendësi i ka rezistuar kohës deri në ditët e sotme dhe ne vazhdojmë ende të notojmë në ujërat e tranzicionit. Shkëlzeni gjatë fjalës së tij tha se në Shqipëri nuk ka startup-e të investueshme që të mund të tërheqin investitorë të mëdhenj dhe nuk kanë potencial të madh për tu zhvilluar. Për sa kohë do ekzistojë fenomeni i “dua të quhem sipërmarrës”, “çfarë ideje të kem që të fitoj këto lekët” dhe “a ka ndonjë certifikatë ky trajnimi?”, nuk do bëjmë hapa pozitivë në këtë aspekt. 

Ka një mungesë përgjegjshmërie nga sipërmarrësit e rinj dhe një mungesë këmbëngulje që i pengon ata të përparojnë dhe të nxjerrin në treg sipërmarrje të suksesshme. Dorëzohen që në dështimin e parë dhe nuk marrin guximin të provojnë përsëri. Çdo gjë që u jepet falas e marrin për të mirëqenë dhe nuk e shfrytëzojnë për tu rritur dhe ky bashkë me ato që përmenda më lart është një problem i madh.

Deri më sot kemi hedhur hapa pozitivë në ndërtimin e një ekosistemi sipërmarrjeje në Shqipëri dhe kemi patur progres të konsiderueshëm krahasuar me vite më parë, por kjo nuk mjafton. Jetojmë në një kohë ku situatat ndryshojnë shumë shpejt dhe që ne të bëhemi pjesë e tregut rajonal dhe global duhet të përshtatemi shpejt dhe të zhvillohemi.

Le të jetë ky artikull një problem, që ata sipërmarrës që do ta lexojnë të mundohen ta zgjidhin dhe ta kthejnë në një mundësi për veten dhe për të tjerët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0