Këto 5 pyetje do t’ju ndihmojnë të gjeni produktivitetin tuaj - Business Magazine Albania

Këto 5 pyetje do t’ju ndihmojnë të gjeni produktivitetin tuaj

Këto 5 pyetje do t’ju ndihmojnë të gjeni produktivitetin tuaj
~4 minuta lexim

T’i bësh gjërat në një kohë më të shkurtër mund të shërbejë për dy qëllime: Mund të angazhoni më shumë në ditën tuaj të punës ose mund të menaxhoni më shumë kohën jo produktive. Cilido qoftë qëllimi juaj, mënyra se si rezultoni më shumë produktiv mund të jetë arma juaj e fshehtë. Të gjithë kemi një mënyrë, në të cilën punojmë më mirë, thotë Paula Rizzo, autore e “Listful Living: A List-Making Journey to a Less Stressed You”.

Për të identifikuar dhe përfituar nga produktiviteti juaj, Rizzo sugjeron t’i bëni vetes këto 5 pyetje:

Lexo edhe:Qëllimet SMART mund t’ju pengojnë! Provoni këtë teknikë efektive të përcaktimit të qëllimeve

  1. Kur punoj më mirë?

Ju me siguri e dini se ekzistojnë tre lloje njerëzish, njerëzit e mëngjesit dhe mbrëmjes dhe ata që janë diku në mes. Në kategorinë që bëni pjesë, do të përcaktohen llojet e detyrave që duhet të bëni në momente të caktuara të ditës, thotë Rizzo.

Për të përcaktuar kohët tuaja produktive, Rizzo sugjeron t’i kushtoni vëmendje ditës tuaj dhe të vëzhgoni veten për disa ditë. Duke realizuar detyrat tuaja në kohën e duhur do t’ju ndihmojë të jeni më produktivë. Menaxhoni kohën tuaj për të bërë punën më mirë dhe atëherë kur duhet.

“Mund të mos keni kontroll të plotë mbi këtë, por bëni sa më shumë që të keni mundësi”, thotë Rizzo.

  1. A më nevojiten afatet?

Për disa njerëz, caktimi i një afati mund t’i ndihmojë të jenë më produktivë. Vendosni orare për çdo gjë që bëni. Planifikojini punët tuaja dhe kështu do të jeni më produktiv. Të punosh me afate kërkon që të dini se sa kohë zgjasin detyrat dhe cilat kërkojnë më shumë kohë.

  1. Cili është ambienti im më produktiv?

Kushtojini vëmendje ambientit kur jeni duke bërë punën tuaj për të parë nëse kjo zgjat më shumë ose nëse lehtëson punën tuaj. Ndërsa nuk mund të jeni në gjendje të kontrolloni mjedisin tuaj, ju mund të jeni në gjendje të ndërmarrni hapa për ta bërë atë më mirë, të tilla si vendosja e kufjeve ose lëvizja në një vend tjetër brenda zyrës.

  1. A kam nevojë për nxitje të jashtme?

Disa njerëz janë mjaft të disiplinuar për të bërë punën e tyre, ndërsa të tjerët mund të kenë nevojë për një shtytje nga të tjerët. “Njih veten”, thotë Rizzo. “A do të bësh diçka pa u kontrolluar nga dikush tjetër? Nëse keni nevojë për një nxitje të jashtme, ndërtoni sisteme që ju ndihmojnë në produktivitetin tuaj”.

Nuk është turp të pranoni që keni nevojë për nxitje të jashtme, veçanërisht kur punoni me një partner, i cili ka nevojë gjithashtu për nxitje.

  1. Çfarë është suksesi për mua?

Përgjigjia për këtë pyetje mund të jetë: më shumë para, klientë, angazhime, shitje – vetëm ju mund t’i përcaktoni ato. Pasi ta zbuloni këtë, shikoni se çfarë po bëni në jetën tuaj.

Rizzo sugjeron të shkruani ndjenjat tuaja menjëherë, gjatë dhe pas një detyre, të mbani shënime. “Ju nuk mund ta doni gjithmonë atë që po bëni, por nëse e urreni, kujtojini vetes që të mos e bëni më përsëri,” thotë ajo. “Në momentin që mund t’i thoni ‘po’ një kërkese, por e ndjeni në zemrën tuaj se kjo ju shqetëson, është më mirë të thoni ‘jo’”.

Në fund të vitit, kontrolloni të gjithë punën tuaj dhe shikoni se çfarë ju ka bërë të ndiheni mirë dhe çfarë jo. Pastaj vendosni përparësitë. Pasi të kuptoni se çfarë ju bën më produktivë, ju mund të kujdeseni për orarin e punës sipas nevojave tuaja dhe pjesa më e mirë është që ju do të jeni më pak të stresuar.

 fastcompany

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0