Këtë vit kemi një ditë bonus, ja si t’a kalojmë atë

Këtë vit kemi një ditë bonus, ja si t’a kalojmë atë


Ja sesi Bill Gates dhe liderët e tjerë do t’i shpenzonin maksimalisht këto 24 orë.

Kjo e shtunë, është një ditë bonus, muaji shkurt ka 29 ditë. “A keni dashur ndonjëherë një ditë me 25 orë ose një javë me tetë ditë për të bërë gjithçka? Unë po dhe kjo ditë na e ofron këtë mundësi”, thotë sipërmarrësi Damos Brown.

Nëse e shfrytëzoni në mënyrë strategjike, një ditë ekstra mund të ndryshojë totalisht biznesin, të ardhurat dhe jetën tuaj. “Në fakt, do t’ju inkurajoja t’a planifikoni këtë ditë bonus njësoj siç do planifikonit të ardhurat shtesë, të cilat e dini që do t’i fitonit”, sthon Brown.

Mbase e planifikoni ditën e bonusit gjatë kësaj të shtune. Ndoshta e shtyni planifikimin e ditës speciale për më vonë. Sidoqoftë, ja disa mënyra sesi mund t’i shfrytëzoni 24 orët ekstra në mënyrën më të mirë të mundshme.

Planifikoni një ditë “bosh”

Çdo vit, Bill Gates ia dedikon dy javë të menduarit: Ai ndalon së punuari, harxhon kohë me veten dhe lexon gjerësisht. Qëllimi i tij është t’a reflektojë këtë në zhvillimin e biznesit dhe të hartojë strategji për lëvizjen e rradhës.

Shumë prej nesh e kanë të pamundur të shkëputen tërësisht për dy javë, por po t’a bënim këtë për një ditë?

“Para pak kohësh, fillova të praktikoj ditën “bosh”: një ditë pune gjatë së cilës i anuloj të gjitha angazhimet e mia. Unë e planifikoj ditën “bosh” më herët duke e shkruar atë :  Do t’i dedikoj rregullisht 4 deri në 12 orë përmirësimit të mendjes sime. Gjatë kësaj dite u përgjigjem pak telefonatave, emailet i le në pritje dhe takimet i shtyj për më vonë” , shprehet ai.

Lexo këtu: Bill Gates më tha diçka briliante 25 vjet më parë

Këto nuk janë ditë pushimi, por ditë që orientojnë mendimet drejt vetes suaj, produktivitetit dhe rindërtimit. Imagjinoni se çfarë do të bënit në një ditë që ja keni dedikuar përmirësimit?

Kaloni një ditë si murg

Ju mund të kaloni një ditë si murg: duke rimbushur pjesë të jetës tuaj profesionale dhe personale. Nëse ndjeheni se jeni në limitet tuaja, ja cilat janë gjëra më të mira që mund të bëni: Një ditë personale si murg shërben për t’u rimbushur shpirtërisht, rifilluar dhe reflektuar. Është një ditë e fokusuar në produktivitetin e brendshëm kundrejt rezultateve të jashtme. Gjithashtu, është një ditë shkëputjeje, e cila nënkupton: jo internet, jo celular apo pajisje të tjera.

Një ditë profesionale si murg shërben për të përfunduar punët tuaja. Ka të njëjtën logjikë shkëputjeje, por në këtë ditë keni një listë konkrete të gjërave që duhet të bëni. Vite më parë këtë do t’a quanim një ditë të vërtetë catch-up. Në botën e ndërlidhur ku jetojmë sot, nëj ditë catch-up kërkon shkëputjen totale nga shpërqendrimet. (Nuk është rastësi që gjatë muajit të shkëputjes kam pasur ditët më produktive të vitit).

Kaloni një ditë mrënjohjeje

Alternativa e fundit është të kaloni një ditë mirënjohjeje. Gjeni mënyra strategjike për t’i dhënë më shumë klientëve, liderëve dhe atyre që ju kanë mbështetur në karrierën tuaj. Së fundi, praktikoni konceptin e bonusit the New Orleans concept of lagniappe, i cili do të thotë t’i japësh klientit diçka të vogël ekstra, të cilën nuk e priste. Është një strategji brilante biznesi, të cilën duhet t’a implementoni çdo ditë:

“Unë e kam implementuar bonusin në biznesin tim. Unë i dërgoj ose i jap kopje falas të librave të mi më të rinj klientëve tanë aktivë. I ofroj mini-seanca trajnimi atyre që më kanë mbështetur gjatë rrugës time dhë kështu me rradhë. Tani kërkoj vazhdimisht mënyra për t’u ofruar njerëzve diçka më tepër”, shkruan Brown.

T’i dërgoni një shënim ta papritur falenderimi një klienti që e keni prej kohësh, të telefononi një mentor apo të jepni një bonus të vogël mund t’ju shërbejë për të krijuar një lidhje përtej gjërave sipërfaqësore. Mund të ndërtoni transaksione biznesi.

“Kam parë gëzim, shikime befasuese dhe marrëveshje të reja biznesi duke u dhënë të tjerëve pak më shumë sesa prisnin”, tregon ai.

Imagjinoni sikur t’i dedikonit një ditë të tërë kësaj gjëje?

Inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0