Monedha e re metalike, 10 Lekë ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 10 Lekë, emetim i vitit 2013.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ndryshimi është tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike. Viti shënon “2018”, dhe është bërë drejtshkrimi i fjalëve duke vendosur “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.
Prej 25 qershorit 2019, monedha metalike me vlerë nominale 10 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2018, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.
Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 10 Lekë, është miratuar vitin e kaluar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
