Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) do të zgjedhë  gjashtë idetë më të mira inovative nga Ballkani Perëndimor - Business Magazine Albania

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) do të zgjedhë  gjashtë idetë më të mira inovative nga Ballkani Perëndimor

Mbështetja e inovacionit në Ballkanin Perëndimor: Fituesit e Çmimit Rajonal të “Butterfly Innovation Award” do të zbulohen sot (e hënë) në Tiranë.

Fituesit e konkursit të parë “Butterfly Innovation Award” të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) i nisur në prill të këtij viti do të prezantohen sot më 27 qershor 2022 në Tiranë, Shqipëri. Ceremonia e ndarjes së çmimeve është bashkëorganizuar nga RCC dhe Komisioni Evropian, i cili është mikpritësi i këtij eventi.

Edicioni i parë i këtij konkursi tërhoqi mbi 150 aplikantë në gjashtë tema: Industria, Green, STEM, Rinia, dhe Women Inovation. Ekipet fituese do të kenë një mundësi për mbështetje mentorim, promovim të zgjidhjeve të tyre tek investitorët potencialë dhe një çmim financiar në vlerë prej 5,000 euro secili.

Ceremonia e çmimit “Butterfly Innovation Award” do të bashkëorganizohet nga Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e RCC, Mariya Gabriel, Komisionere Evropiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë dhe Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës si i ftuar special i ceremonisë.

Lexo: Bregu: vendosëm linjat kryesore të zhvillimit rajonal. Tani synojmë një treg të përbashkët

Ftojmë përfaqësuesit e mediave në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të hënën, më 27 qershor 2022, duke filluar nga ora 19:00 në katin e 23-të të Maritim- Hotel Plaza. Për qëllime organizative, ju lutemi njoftoni mbërritjen tuaj me email në press@rcc.int deri në orën 15:00 të së hënës, 27 qershor 2022, dhe të arrini të paktën 20 minuta para fillimit të ngjarjes. Ceremonia do të jetë në gjuhën angleze, nuk është parashikuar asnjë përkthim.

Asnjë deklaratë shtesë nga Komisioneri i BE-së nuk është parashikuar.

Mësoni më shumë rreth Çmimit të Inovacionit të Butterfly në https://www.rcc.int/regional-butterfly-innovation-award-2022

Çmimi Rajonal i “Butterfly Innovation Award” është financuar nga Bashkimi Evropian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0