Këshilla suksesi nga sipërmarrësja Valbona Begolli

Këshilla suksesi nga sipërmarrësja Valbona Begolli


Edhe pse studioi për IT, ajo kuptoi se pasioni dhe talenti i saj lidhej me komunikimin me klientët.  Rrugëtimin e sipërmarrjes e nisi në Greqi, por për Valbonën Greqia nuk është vendi që të jep mundësinë që të arrish aty ku do.Ajo u kthye në Shqipëri. Nuk e njihte mirë tregun dhe i është dashur gjashtë muaj kohë të studionte rreth tij.

Gjatë rrugëtimit të saj në biznes mirëpriti mentorimin nga eksperti hollandez Andrea Rei. Problemet që për Valbonën ishin madhore ai i konsideronte krejt normale në biznes. “Ne jemi një vend në zhvillim dhe kemi nevojë për ide kreative”, thotë ajo në emisionin “Think Big“.  Pavarësisht vështirësive, ia ka dalë dhe ka arritur aty ku ka synuar. Sot Valbona zotëron 3 biznese dhe drejton një staf të madh.

Padyshim që përfshirja në biznes ka edhe sfidat e saj, sfida të cilat nuk e kanë penguar përgjatë këtij rrugëtimi.

Për të ndërtuar biznesin, ajo thotë se është shtyrë nga këmbëngulja, pozitiviteti që i sheh gjërat dhe analiza e hollësohme që u bën. E rëndësishme për të është të mos ndikohesh nga të tjerët, por të besosh fort në atë që ti do të arrish. Sipas saj mundësitë janë, mjafton dëshira dhe vullneti.

Ajo i fton sipërmarrësit e punonjësit të jenë kërkues ndaj vetes, pasi vetëm kështu mund të arrijnë sukses. “Mendojini gjërat pozitivisht mos kini frikë të ëndërroni”.

 Ajo ndan me ne disa këshilla, bazuar në përvojën e saj:

  • “Merr në dorë fatin tënd dhe mos prit që gjërat t’i bëjnë të tjerët për ty”.
  • “Avantazhet më të mëdha t’i jep vendi yt”.
  • “Ndiq pasionin”.
  • “Analizo një situatë dhe përzgjidh më të mirën”.
  • “Shikoji gjërat me pozitivitet”.
  • “Nëse do diçka shumë, mund të arrish t’a realizosh dhe t’ia dalësh”.
  • “Gjinia nuk është përcaktuese e suksesit të sipërmarrjes tuaj”.
  • “Këmbëngul”.
  • “Beso tek vetja, mos u ndiko nga të tjerët”.
  • “Shfrytëzo mundësitë”.

Shiko videon këtu

https://www.youtube.com/watch?v=SGS9xwnHf5w

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0