Këshilla praktike dhe efektive për menaxhimin e stresit në vendin e punës - Business Magazine Albania

Këshilla praktike dhe efektive për menaxhimin e stresit në vendin e punës

Punoi: Babeta Rexhepi, kontributore

Studime të ndryshme psiko-sociale kanë nxjerrë në pah efektet negative si dhe shtimin e numrit të aksidenteve si rrjedhojë e stresit të akumuluar në vendin e punës. Është vënë re gjithashtu dhe rrezik i lartë në përkeqësimin e shëndetit fizik dhe mendor të punonjësve.

Studime të kryera në vende të ndryshme të botës e kanë lidhur nivelin e lartë të stresit  në punë me zhvillimin e shumë sjelljeve ose praktikave jo të shëndetshme si: duhanpirja, përdorimi I drogave, jeta sedentare si dhe ushqyerja e pa shëndetshme.

Faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë në përjetimin e stresit janë: organizimi i punës, shpërndarja e detyrave në punë, barrierat që lindin gjatë komunikimit në punë, konfliktet, mjedisi i punës, mungesa e motivimit në punë, etj.

Lexo: Menaxhimi i financave personale në kohë krize – disa reflektime

Për të menaxhuar stresin në vendin e punës, së pari duhet të bëjmë dallimin mes gjërave që mund të kontrollojmë dhe atyre jashtë kontrollit tonë në mjedisin e punës. Më poshte po rendisim disa këshilla për të përballuar me sukses stresin në mjedisin e punës:

  • Informimi mbi të drejtat dhe detyrimet tuaja si punonjës në vendin e punës. Është shumë e rëndësishme që punonjësit të jenë të qartë mbi të drejtat që u takojnë gjatë kryerjes së rolit profesional dhe përgjegjësitë që kanë gjatë realizimit.
  • Planifikimi dhe menaxhimi i kohës. Menaxhimi efikas i kohës është një nga elementet më kritikë. Për një menaxhim efikas copëzojeni punën në tre kategori : urgjentet, më të rëndësishmet dhe më pak të rëndësishmet. Pastaj filloni duke bërë të parat punët urgjente, më pas ato më shumë të rëndësishme dhe në fund punët as të rëndësishme dhe as urgjente.
  • Relaksohuni. Vetëm duke i dhënë kohë vetes, duke bërë pak pushim apo thjesht duke praktikuar disa frymëmarrje të thella, ju do rifitoni energji të reja për të përmbushur detyrat apo për të rifituar fokusin tuaj në punë.
  • Mendoni pozitivisht. Kënaquni dhe vlerësojeni veten sa herë përfundoni një detyrë dhe orientojini kritikat dhe konfliktet drejt zgjidhjeve konstruktive
  • Ndiqni një stil jetese jo sedentare. Bëni aktivitet të rregullt fizik ose të paktën rreth 30 minuta ecje në ajër të pastër. Në këtë mënyrë do çlironi endorfinë që ju bën të ndjeheni shumë mirë dhe ju çliron nga ankthi dhe stresi.
  • Qeshni sa më shumë. “Një jetë e jetuar pa të qeshura, është një jetë e çuar dëm” thotë Carli Caplin. Gjithashtu, e qeshura ka veti sugjestionuese dhe ndikon në mirëqënien tuaj dhe marredhëniet e këndshme me të tjerët.
  • Ndani problemet me miq dhe kolegë të ngushtë. Shkëmbimi i përvojave mes njëri- tjetrit apo njerëzve të besuar për ne, jo vetëm na ndihmon të marrim vendime më të zgjuara kur kalojmë një situatë të ngjashme, por edhe na çliron nga ankthi dhe stresi i akumuluar gjatë ditës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0