Këshilla frymëzuese për startup-et që po përballen me momente të vështira - Business Magazine Albania

Këshilla frymëzuese për startup-et që po përballen me momente të vështira


Reid Hoffman, themelues i LinkedIn dhe investitor në shumë startup-e të tjera të mëdha, kohët e fundit ka ndarë në podcastin e tij Masters of Scale me dëgjuesit vështirësitë me të cilat përballen startup-et në momentet e tyre më të errëta.

Lexoni: Linkedin, PayPal Mafia… të gjitha mbajnë emrin Reid Hoffman

Ja çfarë ka thënë ai:

Në një moment të caktuar, startup-et që kam krijuar ose investuar kanë përjetuar ditë të vështira. Kompania përballet me një kërcënimin ekzistencial. Do të mbijetojë apo do të falimentojë. Ekipi është i lodhur, i dekurajuar, i frikësuar. Dhe një nga gjërat që unë do të bëj është t’u jap një fjalim që tingëllon si diçka e tillë:

“Nëse startup-et do të ishin të thjeshtë, të gjithë do t’i krijonin, por ato janë të vështirë. Pikërisht kjo vështirësi është ajo që ju jep mundësinë për të ndryshuar botën. Të gjitha startup-et kalojnë nëpër labirinte të errëta që duken pa rrugëdalje. Të gjitha PayPal, LinkedIn, të cilat i kam krijuar vetë, apo ato në të cilat kam investuar si Facebook, Airbnb – kanë kaluar në ditë të errëta, për të cilat kam menduar, ‘Pse menduam se kjo ishte një ide e mirë?’ Nuk menduam se ishin mina, që për t’i kaluar do të ishte shumë e vështirë. Pikërisht kjo është ajo ku ke mundësinë të jesh heroik, të realizosh diçka që askush tjetër nuk e ka bërë, të bësh një ndryshim në botë që reflektohet në shoqëri dhe ndryshon miliona jetë njerëzish. Dhe kjo është arsyeja pse ju përballeni me këto ditë të errëta, ju bashkëpunoni dhe punoni fort për t’i zgjidhur ato. Dhe ky është shansi juaj për të qenë heronj.”

Bazuar në fjalimin frymëzues të Hoffman BusinessMag ju sjell më poshtë disa këshilla:

Lexoni: Suksesi mund të vijë në çdo moshë. Ja shembujt…

1. Kuptojeni se sfidat janë projektuar për të matur durimin tuaj

Ja çfarë bëjnë sfidat: Ato ndryshojnë humorin tuaj. Ju sjellin frikë dhe dyshim, gjë mund të ndikojë negativisht në gjykimin tuaj dhe mënyrën se si përballeni me to. Po sikur, t’i shikoni sfidat si iniciatorët për të treguar vesrionin më të mirë të vetes tuaj? Qëndroni me këtë. Kujtojini vetes se çfarë do të thotë të sfidosh. Nëse nuk do të ishte për sfidat, ne do të përsërisnim të njëjtat gjëra dhe nuk do të bënim gjëra të reja.

2. “Braktisni” vetminë tuaj

Dijeni që nuk jeni vetëm në atë që po ballafaqoheni. Nuk jeni i vetmi që keni dyshime në çdo sfidë që hasni apo që jeni i lodhur dhe i frikësuar nga mendimi i dështimit. Duhet të kuptoni se të gjithë përballen me vështirësi dhe se dështimet duhet të jenë motori për të provuar përsëri dhe luftuar fort për idenë tuaj. Nëse jeni bashkë-themelues akoma më mirë, pasi keni një partner me të cilin do të ndani idetë tuaja dhe do të përpiqeni së bashku akoma më shumë. Edhe nëse jeni themelues i vetëm kuptojeni se ka plot sipërmarrës të tjerë që po përballen me të njëjtat probleme si edhe ju.

E kundërta e “është e vështirë” është “është transformuese”.

Me çfarëdo gjëje me të cilën jeni duke u përballur që është e vështirë, është e vështirë për një arsye. Kjo është arsyeja pse jo çdokush mund ta bëjë këtë, pasi ajo që nxirrni nga të punuarit fort, prodhon diçka kuptimplotë dhe transformuese. Kjo e bën zgjidhjen për gjërat, gjithnjë e më të rëndësishme.

Lexoni: Ju keni 168 orë kohë çdo javë. Çfarë duhet të bëni me to?

Ndryshimi heroik nuk vjen lehtë

Një hero bëhet hero duke nënshtruar një bishë, jo duke shtypur një mushkonjë. Çdo tregimtar do t’ju tregojë se heronjtë duhet të kalojnë në një udhëtim të gjatë dhe të vështirë. Duhet të ketë vështirësi para suksesit, përndryshe nuk ka heronj.

Por, ju thoni, duke punuar fort për sfidat me të cilat ballafaqoheni, vështirë se do t’ju bëjë heronj. Gabim. Ju do të jeni hero për dikë. Për një admirues. Për dikë që dëshiron të bëjë atë që po bën diçka si ti. Për dikë që dëshiron të kapërcejë pengesën e tij / saj.

Pra, vazhdoni në udhëtimin tuaj të heroit dhe shijoni fundin tuaj kinematografik.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0