Kërkon të njohë tendencat e reja në internet/ Faqja që ofron 100 dollarë në orë për të parë video në TikTok, për 10 orë në ditë - Business Magazine Albania

Kërkon të njohë tendencat e reja në internet/ Faqja që ofron 100 dollarë në orë për të parë video në TikTok, për 10 orë në ditë

Disa oferta janë ëndërr për të rinjtë e zhytur në rrjetet sociale. Ubiquitous ofron 100 dollarë në orë për të parë video në TikTok, për 10 orë në ditë. Domethënë, 1000 dollarë në ditë. Pas një kontrate të tillë të veçantë ekziston një shpjegim racional: kjo kompani kërkon të njohë tendencat e reja në internet. Kjo do t’i lejojë klientët e agjencisë në fjalë të jenë në gjendje t’i përdorin ato për të rritur numrin e tyre në rrjete.

Pozicioni quhet “shikues i TikTok” dhe është plotësisht i aksesueshëm. Thjesht duhet të abonoheni në kanalin e agjencisë në YouTube dhe të dërgoni një përmbledhje të shkurtër, duke justifikuar pse jeni i duhuri për pozicionin. Sigurisht, duhet të jeni mbi 18 vjeç dhe të keni njohuri paraprake për platformën, thotë CNN.

“Kandidatët e përzgjedhur do të na ndihmojnë gjithashtu të zbulojmë tendencat në zhvillim, duke plotësuar një dokument të thjeshtë për të vënë në dukje tendencat e përsëritura që ata zbulojnë”, thuhet në ofertën unike.

Lexo: Komisioni Europian ndalon Tik Tok në celularët e punonjësve

Pas vëzhgimit, përvoja duhet të publikohet në rrjetet sociale dhe të përmendet kompania. 31 maji është dita e fundit për të aplikuar, me ata që kanë fatin të marrin një njoftim shtatë ditë më vonë.

Pas punës, kandidatët do të përfundojnë me një mijë euro në portofolin e tyre.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0