Kërkohen specialistë IT në Gjermani

Kërkohen specialistë IT në Gjermani


DEKRA Akademie, pjesë e DEKRA Group është një ndër ofruesit më të mëdhenj privat në Gjermani për arsimin dhe kualifikim të mëtejshëm.

Që prej vitit 2015, DEKRA AkademieShqipëri ofron nëpërmjet programit “Expert Migration” kurse të mëtejshme kualifikimi për infermierët dhe ndërmjetësim për punësimin e tyre në Gjermani.

Si rezultat i kërkesave për specialist IT në tregun gjerman të punës, DEKRA Akademie hap në Tetor 2017 këtë program në fushën e IT-së në profilin “Cybersecurity”.

Ne ofrojmë:

  • Kualifikim 18 mujor me kohë të plotë, me program të përbërë: “Cybersecurity” dhe “Gjuhë gjermane” (niveli B2)
  • Kontratë pune me afat të papërcaktuar në Gjermani me pagesë sipas standarteve gjermane
  • Ky program është falas për pjesëmarrësit
  • Mbështetje gjatë procesit të transferimit në Gjermani (marrja e vizës, leja e punës, procesi I integrimit dhe fillimi i punës)

Aplikoni deri në datë 28 korrik 2017!

Dërgoni me e-mail dokumentat e mëposhtme:

• Letër motivimi

• CV

• Diplomë dhe çertifikime të vlefshme

Për më shumë infromacion kontaktoni në këto adresa:

Email: cybersecurity.al@dekra.com

Tel: +355 069 404 5867

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0