Kërkesë për kuotim për punime rindërtimi në shkollën profesionale “Kristo Isak”, Berat - Business Magazine Albania

Kërkesë për kuotim për punime rindërtimi në shkollën profesionale “Kristo Isak”, Berat


Projekti “Aftësi për Punë” zbatohet nga Swisscontact. Projekti ka nisur në Maj 2016 dhe do të përfundojë në Shkurt 2019. Ai adreson sfidat kryesore të sistemit të zhvillimit të aftësive profesionale: cilësia dhe statusi, financimi, orientimi drejt tregut të punës dhe përfshirja në sektorin privat. Kjo ndërhyrje e projektit bazohet në përvojën mbi 20 vjeçare të Swisscontact në Zhvillimin e Aftësive Profesionale në Shqipëri dhe ndahet në tre komponentë:

1. Përmirësimi i cilësisë së kërkesës formale dhe joformale për Zhvillimin e Aftësive Profesionale në sektorët e përzgjedhur, në përfitim të sektorit privat dhe rritja e aksesit për gratë dhe të rinjtë.

2. Qendrat shumëfunksionale që krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të reja me sektorin privat në nivel ofruesi të mjeteve dhe instrumenteve për përfshirjen në tregun e punës.

3. Funksionaliteti si ofrues i faciliteteve dhe instrumentave për futjen në tregun e punës dhe sfidat kryesore të zhvillimit të arsimit profesional: cilësia dhe statusi, financimi, orientimi në tregun e punës dhe përfshirja e sektorit privat.

Për kuadrin e zbatimit të projektit ata planifikojnë të krijojnë Qendra Karriere (CCs) në 4 shkollat që mbështet projekti Aftësi për Punë (S4J). CCs-të do të shërbejnë si facilitues të brendshëm për futjen në tregun e punës dhe duhet të prezantojnë sa më mirë risitë që sjell projekti në sistemin VET në Shqipëri. Krijimi i CCs-ve do të jetë pika e nisjes dhe për rrjedhojë kemi zhvilluar një stil dizajni bashkëkohor që është modest në mjete, por shumë tërheqës për studentët dhe kompanitë që do të bashkëpunojnë me shkollat e përzgjedhura. Pas përfundimit të projektit dhe ilustrimit arkitekturor, ata po kërkojnë kompani që mund të zbatojnë punimet rikonstruktuese të planifikuara në dizajnin e brendshëm dhe arkitekturor të një prej qendrave të karrierës, e vendosur në shkollën ‘Kristo Isak’ në Berat – Shqipëri.

Në këtë dokument, paraqiten planet e dizajnit të brendshëm dhe arkitekturor (në format 3-d) të hartuar nga arkitekti Olsi Bocka, pronë e Swisscontact, në bazë të të cilave kompanitë që paraqesin ofertat e tyre duhet të hartojnë planin e punës dhe ofertën financiare. Gjithashtu, aty ku është e aplikueshme, janë dhënë specifikimet teknike. Në rastet kur specifikimet mungojnë, ofertuesit duhet të detajojnë produktet që ofrojnë. Swisscontact kërkon që kompania e përzgjedhur të dorëzojë punimet rikonstruktuese brenda datës 15 Qershor.

Për detaje të mëtejshme rreth projektit, klikoni KËTU

Burimi: http://www.swisscontact.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0