Ja cilat janë kërkesat e tyre:
- Heqje e pagesës për skanerin në Republikën e Shqipërisë për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë; (Kërkesa i drejtohet qeverisë së Shqipërisë)
- Heqje e pagesës për terminalet doganore në Republikën e Kosovës për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë dhe Kosovë-Shqipëri; (Kërkesa i drejtohet qeverisë së Kosovës)
- Njohja e certifikimeve dhe analizave fito-sanitare të të gjithë produkteve që u nënshtrohen këtyre analizave dhe certifikatave; (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive)
- Njohje reciproke e regjistrimit të produkteve farmaceutike (autorizimi për tregtim) nga agjencitë relevante, për prodhuesit e Kosovës dhe Shqipërisë në të dyja tregjet. (Kërkesa u drejtohet të dy qeverive)
- Përshpejtimi i procedurave doganore, në trajtimin e praktikave të qarkullimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve; (Kërkesa u drejtohet të dy qeverive)
- Të hiqet tërësisht për prodhuesit e dy vendeve taksa prej 26 EUR vajtje/ardhje për kamionët, pasi paraqet pengesë në zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve; (Kërkesa i drejtohet qeverisë shqiptare)
- Heqja e të gjitha barrierave duke përfshirë edhe akcizën; (Kërkesa u drejtohet dy qeverive)
- Krijimi i Bankës Zhvillimore të Përbashkët Shqipëri-Kosovë; (Kërkesa i drejtohet dy qeverive)
- Të bëhen pjesë e mbledhjeve të qeverive të përbashkëta përfaqësues të “Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë” dhe përfaqësues të “Klubit të Prodhuesve të Kosovës; (Kërkesa u drejtohet të dy qeverive)
Afati për katër pikat e fundit është mbledhja e parë e përbashkët e të dy qeverive.
Në lidhje me rishikimin e kufirit të akcizës së birrës si dhe për disa çështje të tjera që prekin sektorin e konvertuesve të plastikës dhe prodhuesve të miellit, anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës do të zhvillojnë takime për sektorë për të arritur në kërkesa të përbashkëta.
Këto kërkesa, pasi të nënshkruhen nga prodhuesit e dy vendeve do t’u ridërgohen qeverive respektive.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto