“Kërcënimi” rus, BE plan emergjence për gazin: Çdo vend anëtar të kursejë 15% të sasisë - Business Magazine Albania

“Kërcënimi” rus, BE plan emergjence për gazin: Çdo vend anëtar të kursejë 15% të sasisë

Komisioni Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare të mërkurën që të reduktojnë përdorimin e tyre të gazit me 15% nga 1 gushti i këtij viti deri më 31 mars 2023, për t’u siguruar se mund të përballojnë situatën  në rast të një ndërprerjeje totale të gazit nga Rusia.

“Rusia është duke na shantazhuar. kremlini po përdor energjinë si armë. Dhe për këtë arsye, në çdo rast, qoftë një ndërprerje e pjesshme apo totale e gazit rus, Evropa duhet të jetë gati” – u shpreh kryetarja e KE, Ursula von Der Leyen.

Masa  është pjesë e planit të shumëpritur ‘Save Gas’ për një Dimër të Sigurt të paraqitur në Bruksel për shqetësimet se BE-ja do të luftojë jo vetëm të mbushë kapacitetet e depozitimit të gazit përpara fillimit të dimrit, por edhe të sigurojë furnizime shtesë gjatë muajve më të ftohtë. Qëllimi, tha Komisioni, është të mbrohet furnizimi për familjet dhe përdoruesit thelbësorë, si spitalet dhe industritë kryesore.

Shefja e Komisionit Ursula von der Leyen nënvizoi se megjithëse disa shtete anëtare janë më të ekspozuara ndaj gazit rus dhe për këtë arsye janë më të prekshme ndaj ndërprerjeve, të gjitha vendet anëtare “do të vuajnë” nëse blloku nuk vepron së bashku.

Lexo edhe: Vendet e Perëndimit janë në “luftë” për gazin. Çmimi rritet me 700%

Legjislacioni i propozuar do t’i japë gjithashtu Komisionit fuqinë për të shpallur një ‘alarm të përbashkët ‘ për sigurinë e furnizimit dhe për të vendosur një reduktim të detyrueshëm të kërkesës për gaz për të gjitha vendet anëtare nëse nuk arrijnë të shkurtojnë mjaftueshëm vullnetarisht. Ky alarm do të aktivizohej kur “ekziston një rrezik thelbësor i mungesës së rëndë të gazit ose një kërkesë jashtëzakonisht e lartë për gaz”, tha Komisioni në një deklaratë. Propozimi i Komisionit do të diskutohet nga ministrat e BE gjatë një samiti të jashtëzakonshëm të energjisë në 26 korrik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0