Në fundjavë, mund të flini disa orë më tepër se zakonisht në mëngjes!
Një studim nga Universiteti i Stokholmit në Suedi, u publikua në revistën Sleep duke ndjekur grafikun e gjumit të 43.000 personave dhe arriti në përfundimin se ata të cilët flinin mesatarisht 5 deri në 8 orë gjumë gjatë natës, kishin një vdekshmëri më të ulët se individët mesatarja e të cilëve binte më poshtë se kjo.
Nëse mesatarja jote e gjumit është më pak se 5 orë gjatë javës ,ta rrisësh atë duke fjetur disa orë ekstra në fundjavë,mund të ketë benefitet e saj. Shkencëtarët e refuzojnë mitin se mund të fshish dëmet e një nate pa gjumë ,duke fjetur shumë gjatë natën që vjen për të zëvëndësuar orët e humbura. Por t’i qëndrosh një orari të përcaktuar edhe gjatë fundjavës, në momentin kur ke mungesa, mund të mos jetë gjëja më e duhur.
Gjithsesi, mos harroni këshillën e provuar dhe të vërtetë të të mbajturit të një rutine apo një orari të përcaktuar. Ky është padyshim qëndrimi i duhur. Por për ata që nuk munden dot të qëndrojnë konsistent, më e mira është të bëjnë një pushim pak më të gjatë atëherë kur kanë mundësi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto