Kemi vetëm 3 vjet kohë për të ndryshuar të ardhmen e ngrohjes globale - Business Magazine Albania

Kemi vetëm 3 vjet kohë për të ndryshuar të ardhmen e ngrohjes globale


Tre vitet e ardhshme do të vendosin fatin e klimës së planetit tonë. Ky është mesazhi i përcjellur nga shkencëtarë të shquar të studimit klimatik të “Nature”.

Studimi tregon qëllimet e çdo sektori, duke treguar se çfarë duhet të bëjë secili deri në vitin 2020, në mënyrë që të ulet niveli i CO2 në atmosferë duke zbatuar rregullat e vëna në marrëveshjen e Parisit për ngrohjen globale.

Kreu i negociatave rreth klimës të Kombeve të Bashkuara, Christiana Figueres, një nga autorët e studimit, ka ndërmarrë një iniciativë të re të quajtur Mission 2020. Kjo iniciativë ka për qëllim që të ndryshojë rrugën e ngrohjes globale deri në vitin 2020.

Lexoni: Stephen Hawking paralajmëron: “Njerëzit duhet të largohen nga Toka.”

Figueres thotë që kjo është mjaft e vështirë, por jo e pamundur duke parë risitë e ditëve të sotme.

Marrëveshja e Parisit vendos objektiva për të limituar ngrohjen globale deri në një rritje prej 2 gradë Celcius. Çdo celcius më shumë do të thotë më shumë akullnaja të shkrira që sjell zhdukjen e menjëhershme të shumë ishujve nëpër botë.

Në 1 Qershor, Donald Trump shpalli tërheqjen e SHBA nga marrëveshja e Parisit. Duke u bazuar tek studimi, nëse niveli i gazeve në atmosferë rritet pas vitit 2020, arritja e qëllimit të marrëveshjes do të ishte e pamundur.

Gjatë 3 viteve të fundit, prodhimi i dioksidit të karbonit ka ndenjur në vend gjatë kohës që edhe niveli ekonomik ka ndenjur në vend. Kjo tregon optimizëm për një të ardhme ku rritja e ekonomisë nuk vjen bashkë me rritjen e ndotjes.

Megjithatë, gjatë të njëjtës periudhë, niveli i dioksidit të karbonit në atmosferë është rritur, duke alarmuar shumë shkencëtarë.

Studimi vendos 6 objektiva deri në vitin 2020. Ato janë të vështira, por jashtëzakonisht të vlefshme.

P.sh. burimet e ripërtëritshme, si era dhe dielli, duhet të prodhojnë të paktën 30% të elektricitetit botëror, nga 23.7% që është në ditët e sotme. Makinat elektrike dhe hidrike duhet të përbëjnë të paktën 15% të tregut të makinave, nga 1% që është tani për tani.

Në vijim, studimi kërkon një ndryshim në financimin e iniciativës për ndalimin e ngrohjes globale, me një rritje të bollshme nga 81 miliardë $ të vitit 2016.

“Rritja e temperaturës vetëm me 1.5 gradë Celcius është që tani pothuajse e pamundur,” thotë Stefan Rahmstorf, kreu i Earth system analysis tek Potsdam Institute.

Lexoni: Cilat janë rreziqet më të mëdha që i kanosen botës?

“Koha po mbaron edhe për të pasur një rritje me vetëm 2 gradë Celcius. Shkencëtarët janë munduar të na paralajmërojnë vite me parë, por ne s’kemi dëgjuar. Nëse ne nuk fillojmë menjëherë përgatitjet, më pas do të jetë shumë vonë.”

Burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0