Keiretsu Forum SEE, angazhon 1 milion euro kapital të dedikuar për startupet rajonale - Business Magazine Albania

Keiretsu Forum SEE, angazhon 1 milion euro kapital të dedikuar për startupet rajonale

‘Keiretsu Forum SEE, Investor Pitch Day’, i zhvilluar në Tiranë arriti të angazhojë një fond të dedikuar 1 milion euro kapital privat nga investitorët e pranishëm, për t’u investuar në startup-et rajonale. Eventi bashkoi novatorë dhe investitorë me përvojë të gjatë, duke pasur në fokus nxitjen e bashkëpunimit, zbulimin dhe rritjen e ekosistemit sipërmarrës të Evropës Juglindore.

Përgjatë “Ditës së Prezantimeve për Investitorët”, u prezantuan një gamë e larmishme startup-esh nga rajoni, të cilat paraqiten idetë e tyre novatore duke kërkuar mundësi investimi. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e sipërmarrësve, investitorëve engjëj dhe grupeve të kapitalit privat të cilët u mblodhën duke dëshmuar edhe një herë potencialin që mbart rajoni i Evropës Juglindore në këtë fushë.

Gjashtë startup-et e prezantuara ishin:

WICE – Startup i cili synon revolucionimin e tregut tradicional të akullores nëpërmjet akullores inovative të bërë nga vera, pa ndryshuar përmbajtjen alkoolike.
BEEZ – Startup i cili synon të ndezë imagjinatën e një brezi të ri lojtarësh me qasje moderne të lojërave klasike.
OPENPAY – Startup i cili synon thjeshtimin e pagesave përmes një platforme me kosto të ulët të integruar si një shtesë për aplikacionet e bankingut celular.
QUINVIO – Një platformë e fuqizuar nga AI që automatizon proceset për të realizuar prezantime video në mënyrë të thejshtuar dhe me kosto efektive.
ENTEERA – Startup i cili synon përmirësimin e ekuilibrit shëndetsor dhe atij midis punës dhe jetës së stafit të kompanisë përmes shërbimeve të mirëqenies së punonjësve.
FITKIT – Një aplikacion celular që ofron akses në palestrat më të mira, qendra SPA, trajnerë dhe programe online për stërvitje dhe relaksim.
“Jemi vërtetë të emocionuar teksa shohim një reagim kaq entuziast nga komuniteti i investitorëve,” tha Ravik Mima, Koordinator i Forumit Keiretsu South East Europe. “Pozitiviteti dhe përkushtimi i shfaqur nga të pranishmit nxjerr në pah mundësitë e pashfrytëzuara të investimit që shtrihen brenda Evropës Juglindore. Duke investuar në këto sipëmarrje, ne jo vetëm po mbështesim rritjen e tyre, por gjithashtu po nxisim inovacionin dhe mbështesim zhvillimin ekonomik në rajon” vijoi ai.

“Së bashku”, tha Ardian Hoxha, President i Keiretsu Forum South East Europe “le të festojmë suksesin e ketij eventi, pasi ai shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin drejt transformimit të ekosistemit të startup-eve të Evropës Juglindore. Duke investuar në mendjet më të ndritura dhe idetë më të guximshme të rajonit, ne po formojmë një të ardhme me më shume inovacion, prosperitet dhe sukses, një startup pas tjetrit”.

Në këtë mënyrë, forumi shërbeu si një platformë unike për këto biznese të reja për t’u lidhur me investitorët e mundshëm. Kjo platformë pritet të zgjerohet duke lidhur akoma më shumë startup-e me investitorë potencialë.

Evropa Juglindore vazhdon të tërheqë vëmendjen nga komuniteti global i investimeve, çka konsiderohet si dëshmi se ekosistemi sipërmarrës i rajonit po hyn në një epokë të re rritjeje dhe potenciali zhvillimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0