Kathleen Dameron: Mentorja e kompanive të njohura ndërkombëtare në webinarin: “Paving Your Path to Leading Roles” - Business Magazine Albania

Kathleen Dameron: Mentorja e kompanive të njohura ndërkombëtare në webinarin: “Paving Your Path to Leading Roles”

Në botën e korporatave sot, një nga oportunitetet por edhe sfidat më të mëdha për kompanitë është menaxhimi i diversitetit ne te gjitha dimensionet e tij. Kathleen Dameron njihet ndërkombëtarisht në fushën e zhvillimit organizativ.

Kathleen dallon për aftësitë e saj në menaxhimin dhe rritjen e performancës së grupeve të mëdha dhe në ofrimin e mentorimit individual, sipas nevojave të klientit. Përveç specializimit të saj në menaxhimin e situatave multikulturore dhe multigjuhësore, ajo ka përvojë edhe në dizajnimin dhe konceptimin e zhvillimit të udhëheqjes, zhvillimit të organizatave dhe rritjen e aftësive multikulturore.

Ju mund të regjistroheni Këtu për t’u bërë pjesë e webinarit

Kathleen është e çertifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Mentorimit në menaxhim të ekipit, udhëheqje situacionale, modelim suksesi, si dhe nivelin në Programimin Neurolinguistik (NLP), që e bëjnë atë të ketë një qasje shumëdimensionale në rapor me klientët e saj.

Mes klientëve të saj, gjejmë emra të njohur ndërkombëtarë si 3M, BNP Paribas, Louis Vuitton, Pfizer, Peugeot & Citroen, Thomson Multimedia dhe shumë të tjerë. Gjithashtu, ajo është pjesë e fakultetit të drejtimit ekzekutiv në ESSEC, një nga shkollat e biznesit më të njohura në Francë.

 Si folëse në webinarin e WOB-AL, Kathleen Dameron do të sjellë një perspektivë të pasur dhe përvojë të gjatë në fushën e zhvillimit organizativ dhe personal. Ajo do të ndajë strategji dhe praktika të suksesshme për të trajtuar sfidat e sotme të gruas në biznes në një mjedis gjithnjë e më dinamik dhe të ndërlikuar.

Aftësia e saj për të kuptuar dhe përshtatur nevojat e individëve dhe organizatave e bën atë një vlerë të çmuar për të gjithë ata që janë në kërkim të rritjes së tyre personale dhe profesionale, sidomos të atyre grave që synojnë pozicione drejtuese.

Kathleen mund ta takoni në webinar që WOBAL po organizon më 29 Prill, në 16:30, duke u regjistruar Këtu

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0