Katër propozimet për projekt buxhetin e konfindustrisë 2025 - Business Magazine Albania

Katër propozimet për projekt buxhetin e konfindustrisë 2025

parlamenti shqiptar

Konfindustria vlerëson, se projekt buxheti 2025 është e nevojshme të shoqërohet me paketë fiskale dhe shpjegim më të plotë të mënyrës së shpërndarjes të shpenzimeve kapitale.

Konfindustria do të paraqesë në Kuvendin e Shqipërisë një paketë kërkesash lidhur me projektbuxhetin 2025. Ndër kryesoret  përmendim:

  • Uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve me të paktën 35 lekë/litër, marrjen e masave rregullatore të pasqyrimit në çmimin fundor shoqëruar me luftën kundër kontrabandës masive në sektor. Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë 65-70 lekë/ litër më të larta, sesa të shteteve të Rajonit , duke goditur rëndë konkurueshmërinë e industrive dhe prodhimit vendor.
  • Rritjen e mbështetjes financiare me të paktën 150 milion euro ndaj industrive dhe prodhimeve bujqësore, me qëllim përafrimin në nivel të ngjashëm me shtetet rajonale konkurente. Fuqizimi i ndjeshëm i Lek-ut, interesat e larta të kreditimit, kostot e energjisë elektrike, etj. e bëjnë edhe më të domosdoshme shtimin e mbështetjes financiare për të shpëtuar industrltë dhe prodhimin vendor nga falimenti .
  • Kalimin gradual në skemën e taksimit të thjeshtë pa pragje të nivelit të pagave, krahësimisht me sistemin përpjestimor. Sa më sipër kërkohet me qëllim mbështetjen e nismës së ekzekutivit për luftën kundër informalitetit në skemën e pensioneve dhe në ekonominë kombëtare në tërësi.
  • Rritjen e investimeve kapitale në infrastrukturën e impianteve dhe rrjetit të pastrimit të ujrave të zeza dhe mberjeve të ngirta. Gjithashtu, kërkohen investime në kontrollin e mbetjeve industriale. Cilësia e pastrimit të ujrave urbane dhe mbetjeve të ngurta përbëjnë kërcënim serioz për qëndrueshmërinë e turizmit shqiptar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0