Me siguri qe keni degjuar qe Microsoft Office 2013 ka arritur. Po keshtu edhe Microsoft Office 365. Disa kane thene qe ky i fundit eshte zgjidhje me e mire, por mund te ju themi qe mund te mos keni nevoje per asnje prej tyre.
Office, natyrisht, eshte platforma softuerike qe udheheq boten e biznesit. Shumica e dyqaneve te vogla mbeshteten ne tre aplikacione kryesore: Word, Excel dhe PowerPoint. Duke pasur kete parasysh, ja kater arsye se pse nuk keni nevoje qe ta merrni versionin e ri te Office.
1. Nje nderfaqe e re nenkupton qe duhet te mesoni serish
Perseri, Microsoft ka bere disa ndryshime thelbesore ne nderfaqen e Office. Shume nga to jane kozmetike (Ribboni per shembull i eshte nderruar shumica e ngjyres dhe thellesia e tij), por ka po ashtu edhe disa ndryshime ne menyren qe operon platforma.
Kjo jo domosdoshmerisht eshte nje gje e keqe (ka me pak rremuje), por perfaqeson nje linje te re te mesuari – dhe gjeja e fundit qe doni eshte te shpenzoni kohe dhe para per te ushtruar veten dhe/ose punetoret e juaj per te perdorur Office-in e ri.
2. Perditesimet mund te jene bezdisje
Ashtu siç disa perdorues kane treguar, ju mund te keni probleme kur te merreni me versionet 32 dhe 64 bit te platformes: “Microsoft thote qe nje licence Office 365 mund te mbuloje nje perzierje te instalimeve 32- dhe 64-bit, por nese jeni duke kaluar nga Office 2010, ju nuk mund te ndryshoni versionin e atij instalimi. Me fjale te tjera, ju nuk mund te perditesoni versionin 32-bit te Office 2010 ne versionin 64-bit te Office 365 dhe anasjelltas.”
Pse? Duket pak qesharake qe Microsoft nuk mund te akomodoje konsumatoret te cilet tashme jane duke perdorur versionin 32-bit te Office dhe e duan versionin 64-bit. Faktet keto jane.
3. Ende nuk ka version per Android ose iOS
Ndonese Office 365 mbeshtetet pajisjet mobile, ai mbeshtet vetem pajisjet mobile qe kane sistemin Windows. Kjo nenkupton qe nuk mund te merrni Wordin, Excelin, per tabletin tuaj me Android ose iPad. Ai opsion mund te ju ofroje zhvilluesve mobile nxitje mjaft te madhe per perditesim, por derisa Microsoft ta shohe te arsyeshme qe ta ofroje (ende kjo eshte nje “nese” deri tani), nuk ka ndonje perparesi mobile ne Office 365.
4. Ka alternativa te lira dhe falas
Ndoshta arsyeja me e fuqishme per te mos kaluar ne Office 2013 eshte ? Cmimi. Ndonese Microsoft tani ofron nje model mjaft te kenaqshem per abonim, fakti eshte qe ju mund te merrni nje platforme te ngjashme per shume me pak – madje edhe falas.
Ne fakt, nuk jane me pak se pese alternativa falas me burim te hapur te Office 2013. A do t’jua japin te gjitha mundesite te cilat mund t’i gjeni ne Office 2013? Jo. A do te ofrojne ndoshta 90-100 per qind te mundesive per te mbuluar nevojat e shumices se bizneseve? Po. Dhe nese jeni te interesuar per ta pasur sinkronizimin cloud, mos harroni qe mund te perdorni Google Docs dhe Zoho Docs. Edhe keto jane pa pagese. (PC World Albanian)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.