Katari do dërgojë gaz në Gjermani nga 2026 - Business Magazine Albania

Katari do dërgojë gaz në Gjermani nga 2026

Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan “ConocoPhillips” dhe kompania “QatarEnergy” do të dërgojnë çdo vit në Gjermani dy milionë tonë LNG, nga viti 2026. Kjo përkon me afërsisht tre për qind të nevojave vjetore të Gjermanisë për gaz.

Nuk u dhanë detaje për çmimin. Ministri i Energjisë Al-Kaabi e quajti marrëveshjen një “angazhim ndaj popullit gjerman” dhe theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera me qeverinë gjermane. Diskutime të mëtejshme po vazhdojnë me kompanitë gjermane në lidhje me dërgesat e LNG.

Habeck i kënaqur me marrëveshjen

Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck u shpreh i kënaqur për marrëveshjen. Pesëmbëdhjetë vjet është një kohë e mirë. Ministri nuk deshi të komentojë detaje konkrete. Habecku negocioi për disa muaj me Katarin, në bashkëpunim me kancelarin Scholz, për furnizimet me gaz natyror. Në fillim u duk se kontratat nuk do të realizoheshin. Deri tani, Gjermania dhe vendet e tjera evropiane marrin LNG kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe: Gjermania siguron gaz nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Në fakt rezervuarët gjermanë të gazit tani janë plot, me nivelin e mbushjes së tyre së fundmi në 100 për qind, sipas të dhënave të industrisë. Por gazi natyror i lëngshëm duhet të japë një kontribut shtesë për shkak të zhdukjes së furnizimeve me gaz rus pas luftës në Ukrainë. Habecku foli për një element qendror për sigurinë e furnizimit me energji për dimrin e ardhshëm.

Shumica e gazit të Katarit shkon në Azi

Katari është një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit të lëngshëm në botë. Emirati ka rezervat e treta më të mëdha të gazit në botë, pas Rusisë dhe Iranit. Shumica e eksporteve shkojnë në Azi, deri tani kryesisht në Japoni, Korenë e Jugut dhe Indi. Kohët e fundit, Katari dhe Kina nënshkruan gjithashtu një marrëveshje afatgjatë të gazit. Australia, Malajzia dhe Nigeria janë gjithashtu vendet kryesore eksportuese të LNG./ Deutsche Welle

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0